Nis shtetrrethimi në Paris, “plas” indinjata me policinë

18 Tetor 2020, 13:14Bota TEMA

Rrugët e Parisit dhe tetë qyteteve të tjera franceze ishin bosh mbrëmjen e një shtunës me hyrjen në fuqi të orës policore.

Shtetrrethimi i shumëdiskutuar ka për qëllim të frenojë ritmin e infektimeve të shtuar sërish në këtë vend, që është dhe një prej vatrave më të mëdha të koronavirusit në Europë. Autoritetet janë përballur me ankesa të shumta nga pronarët e restoranteve, bizneset e të cilave kanë vuajtur shumë që prej karantinës dy mujore në pranverë. Në Lion, njerëzit nuk e fshehin pakënaqësinë.

“Kjo masë është e padrejtë. Duhen mbështetur bizneset sepse kanë vuajtur shumë këtë vit. Masat e fundit, thjesht shtojnë presionet mbi ta e nuk dihet sa do të mbajnë. Një masë e tille është e turpshme, sepse këta sektorë janë prekur shumë prej saj që më herët gjatë vitit. Për mua ajo nënkupton mungesë serioze konsultimesh me sindikatat e punëtorëve”.

Shtetrrethimi një mujor prek gati 20 milionë vetë në Francë. Përvec Parisit, ndër qytetet e tjera të mëdha që mbyllen nga ora 21 deri në 6 të mëngjesit janë Marseille, Lyon, Lille and Toulouse. Presidenti Emmanuel Macron thotë se ora policore është e domosdoshme. Franca raportoi të shtunën 32.427 raste të reja. Me masat e fundit, njerëzve për të lëvizur në raste të caktuara si për punë apo udhëtim do t`u duhet një certifikate e posaçme. Kush nuk bindet, gjobitet me 135 euro, ndërsa për shkelje të përsëritura, gjoba mund të shkojë deri në 3,750 euros.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje