FOTOT/ Kaloi ilegalisht kufirin për t'u hakmarrë: Ja kush është 45 vjeçari shqiptar që vrau me hanxhar ish të dashurën ukrainase dhe partnerin e saj grek

19 Tetor 2020, 11:44Bota TEMA
FOTOT/ Kaloi ilegalisht kufirin për t'u hakmarrë: Ja kush

Publikohet fotografia e 45-vjeçarit shqiptar që vrau me hanxhar ish të dashurën Fotini Svitlana dhe partnerin e saj të ri grek, 42-vjeçarin Ioannis Zonitsas, me profesion farmacist në ishullin Loutraki, në Greqi.

Viktimat ishin takuar vetëm dy javë më parë.

I identifikuar me emrin Nikos, shqiptari dyshohet që të ketë kaluar ilegalisht në Shqipëri pas krimit makabër, pasi nga të dhënat zyrtare në stacionet kufitare nuk figuron emri në sistem.

45-vjeçari, shqiptar, mësohet se ishte arrestuar në 2014 për grabitje dhe do të lihej i lirë tre vite më pas, në 2017.

Prej asaj kohe, ai jetonte në një apartament në Moschato dhe çdo ditë të parë të muajit duhej të paraqitet në stacionin e policisë. Por prej një jave, pas krimit, ai figuron i zhdukur.

Policia greke e kërkoi kërkoi kudo, por “kasapi” nuk gjendet askund. Ndoshta, thotë policia, gjatë 17 orëve që kaluan derisa u zbulua vrasja e dyfishtë, 45-vjeçari mund të jetë larguar në Shqipëri.

Nënë e një vajzë 20 vjeçare dhe e divorcuar nga babai i vajzës, një biznesmen grek në Mykonos, Fotini do të njihej me shqiptarin në fillim të këtij viti, që për fat të keq u bë dhe vrasësi i saj.

Marrëdhënia e saj me 45-vjeçarin Nikos që nga javët e para ishte e stuhishme. Marrëdhënia e tyre është shoqëruar me tensione dhe debate të përditshme, por edhe dhunë.

E ndërsa pak e dinin se çfarë po kalonte me Nikos, 43-vjeçarja po përparonte me planet e saj të biznesit: ajo bleu një tokë dhe filloi ndërtimin e një vile luksoze buzë liqenit në Loutraki. Në fillim të verës, ajo e kishte vizituar atë së bashku me shqiptarin 45-vjeçar.

Nikos, i verbuar nga pasioni dhe dashuria e pakontrollueshme, nuk pranoi kurrë që ajo ta refuzonte dhe të mos e donte më. “Ose unë ose askush …” mësohet ti ketë thënë 45-vjeçari.

Kjo “dashuri e sëmurë” do të mbyllej dhe me fundin fatal.

4 komente në “FOTOT/ Kaloi ilegalisht kufirin për t’u hakmarrë: Ja kush është 45 vjeçari shqiptar që vrau me hanxhar ish të dashurën ukrainase dhe partnerin e saj grek”

  1. Berti says:

    Sa shume jara paska pase ky vend mor! Kafshe!

  2. Nikos says:

    Ky Nikos s’ka emer? Si i beri 3 vjet burg dhe s’ja mesuan dot te dhenat?

  3. Neroni says:

    Shume gabim qe grate me vajza 20 vjece duan me zor te dashur. Pasi hengri dru ca kohe nga ky psikopati, u lidh me nje tjeter. OK, njeriu mund te kete nevoje per nje partner, por partneri kur ke nje vajze 20 vjece eshte ne vetvete nje rrezik i madh. Te paket jane njerezit ne kete bote qe jane me te vertete te afte te dashurojne.

  4. Plehraaaaaaaaa arabe.... says:

    Tjeter turk gjaxor…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje