"Rritja pak rrogën”, Rama batuta me biznesmenin në Fushë-Krujë: Ule pak barkun, po pate vullnet bën çudira

19 Tetor 2020, 13:14Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në një pikë grumbullimi të fruta-perimeve në Fushë-Krujë, biznes që ka përfituar nga programi i AZHBR-së

Teksa inspektoi nga afër investimet, Rama nuk i kurseu as batutat me punonjësit, por dhe me pronarin e kësaj sipërmarrje.

Kreu i qeverisë i pyeti punonjëset nëse pronari i paguante mirë, ndërsa ato iu përgjigjën se ishin të kënaqura.

Pjesë nga bashkëbisedimi:

Rama-punonjësve: Ju paguan mirë ky mo?

Punonjëset: Po shumë mirë

Biznesmeni: 350 mijë lekë

Rama: Duhet t’ua rrisësh pak se po të shtohet puna.

Biznesmeni: Patjetër që po. Ju faleminderit juve për ndihmën

Rama: Shyqyr që po shtohen ata që jo vetëm mund të punosh në Shqipëri, por kur ke vullnet dhe pasion, këtu bën çudira. këtu jetohet më mirë, se atje ça do bësh ti?!

(Jashtë). Të uroj shëndet, ule pak këtë ( I bie me dorë tek barku me shaka)

2 komente në ““Rritja pak rrogën”, Rama batuta me biznesmenin në Fushë-Krujë: Ule pak barkun, po pate vullnet bën çudira”

  1. Osumi says:

    Mire i thote. Burri si grua shtatzene.

  2. Shoku nga mbrapa says:

    O Osum ta tras’sha n’zum??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje