ABSURDI: Lufta Klan-Top Channel për plehrat dhe gazetarët që janë “zgjidhur nga zinxhirët”

20 Tetor 2020, 09:57Sociale TEMA
ABSURDI: Lufta Klan-Top Channel për plehrat dhe gazetarët që

Për një ndjekës të zakonshëm lajmesh, duket e habitshme përse javët e fundit, gjithë debati politik dhe mediatik është përqendruar tek plehrat, dhe jo fjala vjen tek çështja e ditës, ajo e koronavirusit.

Ky në fakt është një debat pak më i hershëm, por së fundmi është intensifikuar ndjeshëm, ku protagonist janë bërë Lulzim Basha dhe Aleksandër Frangaj me TV Klan.

Përballë tyre janë Edi Rama dhe Top Channel.

Çfarë ka ndodhur?

Biznesi i përpunimit të mbetjeve është një nga më të mëdhenjtë në botë, që gjeneron shifra të mëdha parash.

Madje, në shtetin fqinj të Italisë, aty ka hyrë në lojë edhe mafia, për shkak të fitimeve të mëdha nga plehrat.

Në Shqipëri, me sa duket e kanë kuptuar paksa me vonesë rëndësinë e këtij biznesi dhe tani që e kanë kuptuar, ka nisur një luftë e vërtetë, që një njeri normal ndoshta nuk e kupton dhe është i hutuar nga ky debat, ku nga njëra anë është Top Channel, që mbron këtë biznes, nga ana tjetër shfaqet TV Klan, që bën si i shqetësuar.

Nga ajo që kuptohet qartë, është se Top Channel dhe drejtori i saj Ben Blushi, janë mbrojtës të këtij biznesi dhe atyre që kanë përfituar koncesionet, pasi kanë “pjesën” e tyre.

TV Klan dhe Aleksandër Frangaj, që gjithashtu ka “pjesën” e vet në këtë biznes, nëpërmjet një njeriu të afërt të gruas së vet, me sa duket është i pakënaqur me atë që ka marrë, duke qenë se sheh që rivalët e tij fitojnë shumë herë më tepër se ai.

Ndaj dhe prej disa javësh ka aktivizuar Blendi Fevziun dhe gazetarët e tij, për të bërë emisione dhe sulmuar biznesin e përpunimit të mbetjeve, sim jet shantazhi për të marrë më shumë.

Për shumëkënd p.sh, ishte e habitshme ajo që ndodhi të enjten e shkuar në “Opinion”, kur gjithë emisionin, kryeministri Edi Rama është “detyruar” nga Fevziu dhe gazetarët e tjerë, të flaës vetëm për plehrat, duke anashkaluar gjithë çështjet e tjera.

Fevziu, që në çdo emision nuk të lë të mbarosh përgjigjien për pyetjen që bën dhe kalon në temë tjetër, me sa duket të enjten e kaluar kishte mision vetëm një temë.

Dhe ia arriti të bënte zhurmë, duke e kthyer vëmendjen nga plehrat.

Në këtë lojë, është përfshirë edhe Lulzim Basha, që me sa duket kërkon edhe ai “pjesën” e tij, dhe ka krijuar një “aleancë” me TV Klan dhe Frangajn, për të bërë kalë beteje pikërisht plehrat në prag fushate.

Rama natyrisht që do mbrojë inceneratorët, pasi është ai që ka dhënë lejet.

Por, absurde në gjithë këtë histori, është përfshirja e dy televizioneve më të mëdha në vend dhe gazetarëve e drejtorëve të tyre, që duket se janë “zgjidhur nga zinxhirët” dhe po shqyhen me njëri-tjetrin jo për interesin publik, por se kush merr copën më të madhe nga biznesi i plehrave.

Ëshë e trishtueshme keqkatandisja e tyre, por dhe një tregues se këtu media dhe gazetarët e kanë braktisur prej kohësh misionin e tyre dhe thjesht përdoren si “gjyle topi” për interest të ngushta ekonomike të pronarëve të tyre.

8 komente në “ABSURDI: Lufta Klan-Top Channel për plehrat dhe gazetarët që janë “zgjidhur nga zinxhirët””

  1. K says:

    Gazetaria shqiptare eshte megafoni I bandave dhe klaneve kriminale.

    1. ppa says:

      Ketu ben perjashtim Aleksander Cipa, i cili nuk ka pretendime te medha; i mjafton ndonje cope e vogel dhe titulli – kryetar i shoqetes se gazetarve.

  2. Ideali says:

    S na the gje Mero.Leng groshe pa kripe.Ajo qe ka rendesi dhe qe duhet thene, eshte se te dy palet, (te dalin te gjithe emrat, kjo eshte detyra e gazetareve) te ndjekin problemin e korrupsionit, te vjedhjes se taksave dhe te qytetareve,Te ndikojne qe organet e ashtuquejtura te reja te drejtesise te cojne prapa hekurave te gjithe horrat e politikes shqiptare.Ketu vere shenjestren Mero. Tek e verteta. Te dale e verteta, nese nuk je pjese e kesaj mega afere te turpshme e te paskrupullt. Ato te tjerat, jo luftoje TV me njeri tjetrin, jane pasoje. Kapu pas shkakut Mero, jo pasojes.

  3. Franci says:

    Gazetaria shqiptare ka kohe qe ka marre fund e eshte vene ne sherbim te krimit te politikes.
    Prejashtuar 3 apo gazetare te ndershem qe kane mbetur , pjesa tjeter po ta vini re sulmon qeverine e shumicen ne pak raste me te drejte e ne shumicen e rasteve me shpifje, sajesa e vidio ” babale”.Jane po keta gazetare qe kur hapen çeshtje te krimeve te politikaneve si p.sh Gerdeci, 21 janari etj.heshtin ose paturpesisht dalin ne mbrojtje.Keta gazetare tashme shqiptaret i njohin si :
    1.Blendi Fevziu
    2.Arian Çani
    3.Sonila Meçe
    4.E.Abilekaj
    5.Adi Krasta
    6.Armand Shkullaku
    7.Andi Bejtja
    8.Fatos Lubonja
    9.Fahri Balliu
    10.Qim Peka
    11.Artur Zheji
    12.Ylli Rakipi
    13.Erion Sulo
    14.Andi Bushati
    15.Nikolle Lesi etj.etj.
    Televiziovet
    1.Tv Klan
    2.ABC new
    3.New 24
    4.Rtv Ora new
    5.A2
    6.Syri.net
    7.Shijak tv
    Ju mund te genjeni por shqiptaret jane popull i zgjuar dhe e shikon dhe gajaset kur degjon nga ju qe EDI RAMA KA KAPUR MEDIAN !!!
    Cilet nga keta jane simpatizante te Rames dhe e mbeshtesin ate ????

    1. taksapaguesi says:

      Eshte thjesht nje loje dhe kujt i djeg hidhet perpjet.. Jane media dhe gazetare me vetfinancim, vendosin gjoba dhe kercenojne. Jane thjesht banda kriminale!
      E di gjithe populli prandaj kane shume pak ndikim megjithese hedhin miliona. Jane njesoj si skuadrat e futbollit. Eshte qesharake qe ne pretendojme se kemi media dhe futboll ne Shqiperi dhe nje qeveri e kryeminister qe pretendon se futbolli dhe media jane intusticione te pavarura nderkohe qe jane kok e kembe te varura nga para te pista dhe krimi. Nuk ka ne bote analista, gazetare dhe futbolliste qe marrin para ne zarf dhe nuk justifikojne dote te ardhurat e tyre dhe pasurine. Eshte loje e gjitha, jane te gjithe bashke. Shkullaku me Ramen kete behar i bene pushimet ne Dhermi dhe Palase si cdo vit, thjesht e marin kete popull per budalla.

  4. avokati says:

    padituria e gazetareve dhe atyre qe bejn analistin por për fat të jeq dhe padituris se ministrit dhe ministres po spekullohet për tl coroditur opinionin
    kontratat koncesionare dhe shoqerit koncesionare janë të dallushme me ligjin për koncesionet
    oferta dhe kerkesa bëhet nga shoqeri të ndryshme në fusha të ndryshme të bisnesit qe nuk janë shoqeri koncesionare.por janë në poziten e sipërmarresit investitor,. këto shoqeri qofte dhe disa marrin pjes në konkurs dhe pasi fitojnë tenderin kalojn në fazen e dyte themelimin e një shoqerie koncedionare tl ciles nuk i lejohet te ket objekt tjeter. themelus janë shoqerit e tenderit të cila shoallen fitus dhe publikohen si fitus, shoqeria e re e quajtur posacrisht në ligj shoqëri koncesionare e tipit shpk, shoqeris anonime sha etj lidh kontraten me shtetin kontrata të cilat janë klasike të specifikuara në ligj BOT e tje
    gazetaret analustet nga padituria ose keq dashje merren me shoqerin e re duke e quajtur pa eksoerience pa kapitale etj etj kur keto janë detyrima të kompanive qe janë ortak ose aksioner qe kanë fituar tenderin

  5. holta says:

    Nuk eshte per tu habitur perse i kundeshtojne keto pune kaq te mira, jane ata qe kane kundeshtuar te gjitha punet e mrekullushme qe ka bere kjo qeveri, jane ata qe kur ishin ne pushtet nuk kane bere asnje pune vetem kane vjedhur dhe faktet jane reale….. Shikoni si eshte transformuar Tirana dhe e gjith Shqiperia….. Kjo nuk do te thote se ska te meta por kush punon gabon por e rendesishme eshte qe ta pranosh gabimin dhe kete Rama e pranon. Fatekeqesi qe kemi nje opozite kaq te degjeneruar….

  6. Shenjestra says:

    Bravo zoti Mero.Eshre tamam ne kohe nje sqarim i till po e beni ju.Kjo i vlen popullit te kuptoi se ç’fare behet pas shpines se tij.Duke mesuar kete te vertete (perfitimi dhe xhvatja nga plehrat),gazetaret dhe televizionet,do mendoj populli shume here me mire se pse nuk duhet dhene vota pd-ke dhe LSi.Keta gazetare maskarenj qe paguhen per te sulmuar kryeministrin,jane plehra me keq se plehreat qe po diskutohen.Lul Basha t’a shikoi me dylbi pushtetin, se do te turperohet keq ne 25 prill.Edi Rama do triumfoi dhe do jete kryeminister perseri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje