Nga sot kufizohet hyrja në Tiranë nga Dogana, rrugët alternative që mund të përdorni

20 Tetor 2020, 09:31Sociale TEMA

Duke nisur nga dita e sotme, do të ketë devijime në rrugët hyrëse në kryeqytet për shkak të nisjes së fazësë së tretë të punimeve në Unazën e Re. Gjiithashtu, nga nesër fillon prishja e godinave të shpronësuara për t’i hapur rrugë rrugës së Treshit.

Policia e Tiranës ka përpiluar një plan menaxhimi për të shmangur dyndjen drejt rrethrrotullimit të Unazës së Re.

Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupaj tha mbrëmjen e kaluar se pjesë e këtij plani do të jetë udhëzimi i drejtuesve të automjeteve që vijnë nga Durrësi për të përdorur rrugën e Ndroqit, si dhe nga Rrogozhina drejt rrugës së Elbasanit.

Jaupaj u shpreh se do të lihet një korsi emergjence duke qenë se për shkak të situatës së Covid-19, urgjencat mjekësore do të jenë më të shpeshta.

 “Ne do të bëjmë ndryshim të planit të veprimit të policisë. Do të shtojmë forcat e policisë. Bashkia do na vijë në ndihmë me korsinë e emergjencës. 

Do mbajmë një korsi emergjencash ndërsa pjesën tjetër do ta menaxhojmë në tre korsi hyrjen në Tiranë. Do të menaxhojmë këtë trafik dhe kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve. 

Rruga e Elbasanit do të na ndihmojë. I bëj thirrje drejtueseve të mjeteve që e kanë të domosdoshme të vijnë në Tiranë të gjejnë rrugë alternative. 

Mund të aksesohet edhe rruga e Ndroqit. Qytetarët të eliminojnë lëvizjet e pa domosdoshme nga Dogana. Të përdoret edhe rruga nga Rrogozhina deri në Elbasan për të ardhur nga Rruga e Elbasanit. 

Nesër fillon prishja e godinave të shpronësuara për t’i hapur rrugë rrugës së Treshit. Do krijohet rrethrrotullimi në zonën e Astirit”, tha Jaupaj.

Punimet në rrethrrotullimin te Shqiponja pritet të zgjasin rreth 4 muaj dhe përgjatë kësaj kohe pritet të ketë një trafik të rënduar tek Dogana.

5 komente në “Nga sot kufizohet hyrja në Tiranë nga Dogana, rrugët alternative që mund të përdorni”

  1. Kozmo says:

    AMAN!!! VETEM PERFUNDOJENI, SE DO TI BIEM NGA KINA .

  2. Toni says:

    Po pse nuk rregulluan rrugen e Ndroqit njehere qe te kishte alternative e pastaj ta bllokonin kete tjetren. Çdo gje pa plan, pa studim, vetem duke ia shumfishuar problemet njerezve.

    1. Albano Kratia says:

      Shume te drejte ke.

      Asnje nga keta nuk mendon per Shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje