Një nga veprat më të rëndësishme që do të ndërtohen në infrastrukturën rrugore vitin e ardhshëm është tuneli i Llogarasë.
Vlera totale e tunelit 6 kilometra të gjatë do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 187 milionë dollarë, ndërsa menjëherë vitin e ardhshëm buxheti do të financojë 40 milionë dollarë, për të përfunduar pas 3 vjetësh.
Ministria e Financave parashikon edhe nisjen e 3 akseve rrugore të reja vitin tjetër: rrugën Milot-Fier, që do të jetë investim privat, dhe dy projektet me partneritet publik-privat: Dukat-Orikum dhe Milot-Balldre.
Buxheti do të vazhdojë financimin për përfundimin e rrugës kombëtar Kardhiq-Delvinë, por fondet për këtë vepër dhe nënkalimin në Sheshin Shqiponja janë zgjatur deri në fund të vitit 2023.
Ekzekutivi do të mbështetë me fonde rehabilitimin e Unazës Lindore të kryeqytetit dhe për nisjen e punimeve në pjesë të tjera të saj, punimet në aksin Korçë-Ersekë, Bypass-in e Shkodrës dhe të Tepelenës.
Përmes financimit të huaj do të vazhdojnë punimet në Bypass-in e Vlorës dhe rrugën Qukës-Qafë Plloçë, ndërsa pritet të përfundojnë punimet në rrugën e Arbrit, e cila është investim privat me formulën PPP.
Në total buxheti i rrugëve për vitin e ardhshëm është 150 milionë dollarë, ku nëse llogariten edhe pagesat për koncesionet në këtë infrastrukturë, shuma totale arrin në 200 milion dollarë.
Eshte nje katastrofe e investimit ne rruge per Shqiperin! Ky buxhet duhet te jet minimalisht 1 miliard euro! Rruget kryesore kan mbet ta themi si ne kohen e Enverit ne krahasim tani ne keto kohe moderne, pa asnje standard pa zhvillim adekuat primar! Ne afatin me te shurter, arteriet kryesore te vendit duhet te rindertohen dhe ato egzistuese te permirsohen, rruget turistike duhet te ndertohen ( si ka mundesi prap rruga Kardhiq-Delvin te shtyhet per 2023), rruga Tirane-Durres duhet patjeter te zgjerohet ne aftin me te afert. Ky vend duhet te ket strategji te rrjetit rrugor kombetar e jo te sillen sipas intereseve te ndryshme personale, partiake apo ku ta dish edhe mafioze. Ka filluar ndjesia e te qenurit vend mafioz si ato te Amerikes Jugore, por mbi te gjitha prape ato kan nje zhvillim ndersa financat e ketij vendi shkojne te eskortat e bukura,…..tmerr!!! Vetedijosuheni apo se shpejti do humbni edhe ate turizem qe e keni,…..!!! Tik-tak
Po aksin Tepelene Korce do ta beni apo perfundimisht do ja lini grekut ate zone!?
Haxhi Qamile e Esat Pashe mbetet te gjithe. Aq eshte per ju shqiperia nga tirana ne vlore. Aty mund te beni gjithe pislliqet qe doni e te mbeteni pashallare.