Shifra gjatë pandemisë: Konsumuam më pak kafe, cigare dhe alkool! Importi i karburantit më i larti në 6 vite

19 Tetor 2020, 13:42Ekonomia TEMA

Pandemia COVID-19 ka dhënë efektet e saj edhe në importin e mallrave të akzicës. Referuar treguesve të detajuar të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, vihet re se importi dhe rrjedhimisht edhe konsumi i cigares ka pësuar rënie në 9-mujor,  duke bërë që të jetë shifra më e ulët e importuar në 5 vitet e fundit, e regjistruar në afro 1900 ton.

Po ashtu, rënie ka pësuar edhe konsumi i kafes, e cila mesa duket është shkaktuar nga  edhe nga mbyllja e përkohshme e lokaleve por edhe nga frika e qytetarëve për t’i frekuentuar ato për shkak se cilësohen si vende me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e COVID-19. Kështu sasia e importuar e kafes në 9 muaj, është 5782 ton, duke bërë që të jetë shifra më e ulët që nga viti 2015, ku mesatarja e importit të këtij produkti është mbi 6 mijë ton.

Ndër mallrat e akcizës me rënie paraqitet edhe import i birrës, ku rezulton sasia më e ulët në tre vitet e fundit. Për periudhën Janar-Shtator janë importuar rreth 32 mijë litra. I vetmi produkt që ka pësuar rritje importi gjatë kësaj periudhe është karburanti, pavarësisht kufizimeve të përkohshme në qarkullimin e automjeteve gjatë kohës kur vendi ishte në situate emergjente. Sasia e karburantit të blerë dhe të konsumuar, rezulton më e larta në 6 vitet e fundit, në afro 387 mijë litra.(scan)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje