Rregullat pas Brexit, europianët që kanë bërë burg nuk do hyjnë në Britani

22 Tetor 2020, 22:25Bota TEMA

Mbretëria e Bashkuar prezantoi, të enjten, një sërë masash dramatike kufizuese që vijnë pas Brexit. Shtetasit europianë, të dënuar me të paktën 1 vit burg, nuk do të lejohen të hyjnë në Britani.

Të pastrehët që jetojnë në rrugë mund të pësojnë deportim, gjithashtu edhe ata që shfaqin agresion në publik apo dehje në rrugë. Megjithatë, qeveria britanike tha se këto masa do të përdoren “me kursim”.

Për një kohë të gjatë, rregullat e BE-së na kanë detyruar të pranojmë kriminelë të rrezikshëm të huaj, të cilët kanë abuzuar me vlerat tona dhe kërcënuar mënyrën tonë të jetës, në rrugët tona”, u shpreh ministrja e brendshme, Priti Patel, në një konferencë për shtyp.

Kufizimet e reja, të cilat synojnë që ta bëjnë Britaninë e Madhe në një vend më të sigurt, hyjnë në fuqi, në janar të vitit 2021.

1 komente në “Rregullat pas Brexit, europianët që kanë bërë burg nuk do hyjnë në Britani”

  1. Ben says:

    Rregull scandaloz,bie ndesh me te drejtat e njeriut.Mbasi ka kryer denimin,çdo njeri ka te drejtat si me pare,eshte rehabilituar.Evropa te beje nje ligj te thjeshte:Çdo anglez nga 2-110 vje nuk lejohet te hyje ne BE.Hajd shnet e bythe t’forta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje