Tre astronautë zbarkojnë në Tokë pas gjashtë muajsh në ISS

22 Tetor 2020, 11:09Bota TEMA

Kozmonautët rusë, Anatoly Ivanishin dhe Ivan Vagner dhe ai amerikan Chris Cassidy zbarkuan në Tokë, pasi kaluan gjashtë muaj në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS), deklaroi NASA.

”Tre astronautët u ulën nga anija kozmike ‘Soyuz MS-16’ të enjten, në një qytet të largët të Kazakistanit’’, deklaroi NASA në një postin në Twitter.

Kthimi i tyre shënon fundin e një misioni 196-ditor.

Gjatë asaj kohe, ISS përshkoi Tokën 3 136 herë dhe përshkoi më shumë se 133 milionë kilometra.

Ivanishin është një udhëtar me përvojë në hapësirë, pasi në tre fluturime ai ka kaluar 476 ditë në hapësirë, për Vanger ishte fluturimi i parë.

Komandanti i ekspeditës Cassidy ka kaluar gjithsej 378 ditë në hapësirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje