Infektohet me koronavirus deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti

23 Tetor 2020, 19:52Sociale TEMA
Infektohet me koronavirus deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti është testuar pozitive me COVID-19.

Ajo njofton se e gjithë familja e  saj është karantinuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore “me simptoma të lehta duke u trajtuar me të gjithë protokollet e nevojshëm për të kaluar me sa më pak komplikime këtë sëmundje kaq të pabesë.”

Gjylameti i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të zbatojnë me përpikmëri rregullat si larja e duarve, mbajtja e maskës dhe distanca sociale.

“Të dashur miq, ditën e hënë në darkë pas simptomave të para iu drejtova institucioneve mjekësore për tu testuar dhe rezultova pozitive. Si unë, ashtu edhe familja ime jemi të karantinuar dhe në gjendje të mirë shëndetësore, me simptoma të lehta duke u trajtuar me të gjithë protokollet e nevojshëm për të kaluar me sa më pak komplikime këtë sëmundje kaq të pabesë .

Falenderoj stafin mjekësor për gatishmërinë si heronjtë real të kësaj lufte dhe standartet e larta të vendosura pavarësisht sakrificave dhe orareve të tejzgjatura.

Të jemi të kujdesshëm dhe të zbatojmë rregullat si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larjen e duarve.

Ju uroj të gjithëve shëndet. Së shpejti sërish bashkë”, shkruan ajo.

2 komente në “Infektohet me koronavirus deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti”

  1. kta e ropën popullin ne ti urojmë shëndet says:

    heshtja e popullit nënkupton “na plasi ..”
    që nuk ua ndjen fare për këtë popull kaq të vuajtur

  2. Fred says:

    Te kaluara sa me shpejt dhe sa me lehte, zonje e nderuar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje