Përse emisionet kryesore në “Prime Time” injoruan për 25 vjet rrëmbimin e Remzi Hoxhës?!

23 Tetor 2020, 10:07Sociale TEMA

Rasti i rrëmbimit të Remzi Hoxhës është një nga ngjarjet më të rënda dhe enigmatike të dekadave të fundit.

Por është edhe një nga çështjet gjyqësore më të bujshme në vend; ka pasur hetime, procese, probleme, devijime, në fund është një ngjarje që ende nuk gjendet një njeri i rëndësishëm që është rrëmbyer nga autoriteti më i rëndësishëm shtetëror i inteligjencës.

Të gjitha fakte tashmë të zbardhura. Në këto 25 vjet të kësaj enigme të pazgjidhur, që është trajtuar me hollësi nga media e gazetarë në vend, ka bërë përshtypje se emisionet kryesore të darkës në televizionet tona, “Opinioni” i Fevziut dhe “Open” i Eni Vasilit, vijuan ta trajtojnë këtë çështje sikur nuk ekziston.

Fevziu, në gjithë këto 25 vjet nuk ka bërë kurrë një emision për zhdukjen e Remzi Hoxhës, kur ka bërë puntata për ngjarje të kronikës së zezë, që në fund të fundit, mund të ezauroheshin edhe në edicionet e lajmeve apo emisionet investigative.

E njëjta gjë mund të thuhet për Eni Vasilin, e cila ka trajtuar me detaje raste si Xhensila e Niklës, që në fund është gjallë e tha që nuk e ka dhunuar kush, por paneli mendoi se gënjente.

Po përse nuk e kanë hapur asnjëherë në prime time çështjen më të pazbardhur në historinë 30 vjeçarin e Shqipërisë komuniste? Kur nga aspekti i audiencës, shikueshmëria është e garantuar?

Ardian Hoxha, i biri i Remziut, deklaroi i çuditur se si nuk ishte ftuar asnjëherë nga Blendi Fevziu për të parashtruar e t’i jepte gati faktet që familja kanë arritur të gjejë me vërtetësi absolute. Ose të bënin edhe oponencën e versionit të familjes në fund të fundit?

Janë bërë emisione pa fund për “Babalen”, një makinacion që u duk që në fillim i tillë, pasi asnjëherë nuk thirrej pala tjetër, por vetëm Saljani që kishte kurdisur manipulimin.

U fol, u komentua dhe u analizua si i vërtetë një ngjarje që nuk kishte ndodhur, nuk ishte ngjarje, por sajim, e rasti i i Remzi Hoxhës injorohet për 25 vjet, duke i mohuar opinionit publik një story që e ndjek me kërshëri.

Ja kjo është dyshimi që këta emisione nuk ndjekin nervin e opinionit public, por duan ta orientojnë atë në bazë të disa telave që dikush tjetër i lëviz nga lart, e njerëzit i njohin shumë mirë.

Fundja kështu ndodhi edhe me 21 janarin, kur vrasjen donin t’ja adresonin një burri me çadër, kurse grykat e pushkëve që nxirrnin zjarr nga Kryeministria “s’i pa kush” por u morën me thikat me helm e çadrat pistoletë….

16 komente në “Përse emisionet kryesore në “Prime Time” injoruan për 25 vjet rrëmbimin e Remzi Hoxhës?!”

  1. Shoku zenit e argites says:

    Febziu eshte vrases si berisha
    Nese i hapen letrat masimumi han 65 vjet burg
    Ky vrau gjygjtarin e vlores
    E njejte me berishen dhe fevziun eshte
    Dhe Eni vasili nje gazetaruce qe gjithnje shendriti per gojoret qe i ben berishes

  2. Berti says:

    Sepse te dy moderatoret si Fevziu si Eni kurva jane gazetaret me te ndyre te mediave shqiptare sot e jo me kot neper kafene i quajne te dy ” berishiane ” te thejur.

  3. Trotski says:

    Duket qe u eshte mbyllur Goja me Qoka reale ose kane frike nga Perbindshi I Vuçidolit

  4. ziguri says:

    Perse nxirni foto kaq te ndyra, plea Fevzo dhe prostituta Vasili….

  5. Iken iliri del monika says:

    Po si te bejne emision keta zvarranik e sahanlepires te sali komunisti e familjes fshatare injorante me 2 parti private…
    Te shikoje eni sylopen se si krenohej me vidion e turpeshme te nexhmijes ilirit me plakun pa dhembe petja sikur dilnin nga stalla e lopeve apo pavioni te cmendureve.

  6. Ilirjan says:

    Fevzi ziu zvarraniku, duhet ABANDONUAR. Punon per sali pisin… ben muuu!

  7. sopiqoti says:

    Po more i dashtun,PO.Blendi Fevziu safan lepires eshte.Ai ben ate qe i thone ata qe e paguajne.

  8. K says:

    Mediat janë shërbëtorë, megafonë dhe propagandistë të krimit, korrupsionit, drogës dhe mafjes. Ata shikojnë vetëm xhepin e tyre.

  9. Goni says:

    Sepse jane bythelepires te Berishes. Nuk e kuptoni qe Berisha ose te nenshtron me korrupsion ose me dajak dhe ato pak qe nuk ka nenshtruar i sulmon me egersi barbare.

  10. BRSS says:

    TE DY MODERATORET JAN TE PAGUAR ME PARA TE KRIMIT NJERI ESHTE HAJDUT DHE PJESEMARRES NE VRASJEN E GJYQTARIT KONOMI NE VLORE DHE TJETRA ESHTE SI BIÇIM KURVE QE PAGUHET NGA QARQET GREKE DHE KRIMI NE SHQIPERI KETA DUAN PLUMBIN KOKES DHE E KAN PAK

  11. Mëno says:

    Jam dakord me te gjithe sa shkruhet me larte, por kam nje pyetje; Po qeverria e socialisteve me Edi Ramen ne krye qe merret tere kohen me balliste e zogiste, a e ka para te arsyeshme te merret me zbulimin e ketij krimi. Krimin e ka kryer SHIK-u, po i ashtuquajturi i sotem SHISH a e ka vene ujet ne zjarr per te zbuluar kete krim monstruoze te organizuar nga ky organ shteteror??? Eshte e kuptueshme qe diçka nuk funksionan dhe une si qytetare kam te dejten te akuzoi te gjithe qeverrite qe kane qene ne pushtet qe nga 1997, por kjo e fundit ka pasur premtuar se do ta zbarthte kete krim dhe nuk kab bere asgje. Sa per dy gazetaret qe permenden nuk kam se çte theme. Ata jane servil bythelepires te Sali Berishes dhe nuk mund te pritet asgje prej tyre, perpos perpjekjeve per te mbuluar kete krim te iniciuar e zbatuara nga porosite personale te Sali Berishes. Prandaj edhe besueshmeria te Edi rama eshte duke u rrukullisur ne humnere.

  12. Al says:

    Po more po. Po pse gazeta tema dhe disa te tjere e nxjerrin kete histori vetem para zgjedhjeve ose kur i duhet te ushtrojne presion mbi te dyshuarit? Jeni plehra nga te dyja anet o Mero! Askujt nuk I intereson te zbardhet. I perdorni te vdekurit per interesat tuaja edhe ju. Nuk ka me burra te mire. Hulumtoni kur jane botuar artikuj ne lidhje me kete krim dhe kronologjia do flase vete!

  13. Greta says:

    Dhe pse jane dy media te ndryshme, dhe pse jane dy studio me emra te ndryshem, te dy qe i mungon dhe nje i trete si arjan çani, nje fytyre nje qellim kane. Nuk ndodhte kurre qe ziu blend, te bente emision per vrasesin e remzi hoxhes, pasi babai shpirteror berisha te vihej para pyetjeve te ketij njeriu te keq siç eshte ziu. Ky, ziu i detyrohet shume babait shpirteror, pasi pasuria e ketij kap shifrat e milionave te bera me rruge te hapur dhe te lire nga berisha per korrupsion. Ky ben emisione ku paneli i tij vjen i rekomanduar nga PD. Ky promovon njeriun negativ sepse i tille eshte brenda vetes, paç’ka se rruan koken. Eni Vasili, nje kopje e hapur e ziut, ku tendenca e saj ne emision e njellojte me ziun dhe çanin. Perfomanca e enit, len per te deshiruar, ku ne emisionin e fundit, me temen e takimit te dy kryeministrave per çeshtjet me me interes per popullin e gjere, u kthye me qellim ne nje çeshtje krejt pa interes per publikun, ne ate te kollares se kryeministrit nga çani, ku tregoj nivelin dhe injorancen e tij, sepse nuk ka nivel çani te diskutoi per çeshtje politike. Niveli i çanit eshte deri aty ky necemisionin e tij, vlere ka ajo qe vjen , nese ka veshur brek apo jo. Çani pasi trajtoj nje curr curri, ja katapultoi enit si njeri i besuar qe i shkon mbas avazit enit dhe panelit enit. Jane studio ku te ndjellin neveri me panelin dhe nivelin e diskutimit. Me mire keshtu qe publiku te shohi, degjoji dhe vleresoi.

  14. iksi says:

    Une kam edhe nje gje tjeter ,. Po SH.I .SH , Qeveria , parlamenti , A.M.A , si nuk i kalojne ne sit keto televizor keto te ashtuwuajtur moderatore , opinonista qe flasin e veprojne kunder interesave te shqiptareve qe u sherbejne qarqeve antishqiptare kundrejt pagesave te majmura qe u vijne nga ato . Edhe prokuroria te hetoje sidomos Fevziun , por e kan gjet dhe arrijne e shprehen qe medjat jane te pamvarura , liria e shprehjes te drejtat e njeriut etj , etj . Po mire mo ju bej nje pyetje : Ne cilin shtet te botes lejohen medjat te financohen nga qarqe reaksionare ose nga grupe terroriste apo mafja dhe na del krimibeli Fevzo dhe thot : Si , me çte drejte shprehesh kunder medjave ti deputet minister a kryeminister , pra sipas Fevziut medjat duhet te perçajne popullin , populli duhet te flase me gjuhen e tij ķunder popullit vet se keshtu thot Fevzo krimineli .

  15. deda says:

    Thonë që qeni leh atje ku han.dhe që të hash duhet të kesh gojë.edhe fevziu nuk është pa gojë.

  16. Rakipi says:

    Sa i ndyre je o Bled Fevziu, kjo duket me se miri nga fytyra jote prej naziskini. U shemtove ne fytyre se je i lig ne shpirt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje