Shefi i ushtrisë ajrore zbulon ‘krimet e luftës’: Nuk kishte vend në helikopter, i burgosuri qëllohet për vdekje

23 Tetor 2020, 22:57Bota TEMA

Një i burgosur afgan është qëlluar për vdekje nga forcat speciale australiane pasi në helikopterin ku do transmetohej nuk kishte vend për të.

Denoncimi është bërë nga shefi i ekuipazhit të helikopterëve detarë të SHBA-së.

Sipas tij, i burgosuri i identifikuar si Josh u qëllua për vdekje pasi, helikopteri kishte një kapacitet prej 6 vendesh dhe së bashku me viktimën, numri i personave që do të ngjitej në bord do të shkonte në 7.

Përpara gjykatës australiane, shefi i ekuipazhit tha se ishte hera e parë që ai kishte parë diçka që nuk mund ta justifitikonte moralisht, pasi i burgosuri ishte arrestuar tashmë dhe nuk përbënte asnjë kërcënim për forcat Aussie.

Për këto krime të luftës, ku janë akuzuar si përgjegjës trupat Aussie po zhvillohet një hetim katër-vjeçar dhe deri më tani nuk ka fakte të sakta.

1 komente në “Shefi i ushtrisë ajrore zbulon ‘krimet e luftës’: Nuk kishte vend në helikopter, i burgosuri qëllohet për vdekje”

  1. pjeter says:

    Jeni te sigurte qe i nurgosuri quej Josh?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje