Sondazhi: Karantina dhe kufizimet ndikuan në shëndetin mendor, gjumin dhe ushtrimet fizike

23 Tetor 2020, 22:35Sociale TEMA

Kërkimet nga shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara tregojnë se si kufizimet e vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit kanë ndikuar në zakonet e individëve.

Sondazhi, mbështetur nga Qendra e Kërkimeve Biomjekësore Pennington, analizoi përgjigjet e më shumë se 12,000 njerëzve në të gjithë botën, nga të cilët 7,754 iu përgjigjën sondazheve në internet.

Gjysma e të anketuarve jetojnë në shtetin amerikan të Luizianës, ndërsa pjesa tjetër jetojnë në Australi, Kanada, MB dhe shumë vende të tjera.

Rezultatet tregojnë se kufizimet dhe masat e karantinës kanë kontribuar në një dietë më të shëndetshme në shtëpi.

Nga ana tjetër, u zbulua se gjatë një qëndrimi në shtëpi njeriu ha më shumë ushqim, bën më pak ushtrime, shkon më vonë në shtrat, ndjehet i shqetësuar, dhe kështu niveli i ankthit dyfishohet.

Rezultatet gjithashtu treguan ndryshime në sjelljen e njerëzve që luftojnë me mbipesha.

“Një e treta e njerëzve të trashë fituan peshë gjatë karantinës”, tha ndihmës/drejtori ekzekutiv i qendrës Pennington, Leanne Redman.

1 komente në “Sondazhi: Karantina dhe kufizimet ndikuan në shëndetin mendor, gjumin dhe ushtrimet fizike”

  1. xhemal says:

    shikoni yllin e partise qe ka ide te mahniteshme per bastet e sportit ..shembulli me kuptimplote cdeme ka bere epidemija

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje