Operohet nga zemra Arnold Schwarzenegger

24 Tetor 2020, 09:29Lifestyle TEMA

Një operacion i ri zemre për Arnold Schwarzenegger. Lajmin e ka dhënë vetë aktori në mediat sociale, nga shtrati i spitalit.

“Falë ekipit të Klinikës Cleveland, unë kam një valvulë të re të aortës që përputhet me valvulën time të re pulmonare që nga operacioni im i fundit”- shkruan ai.

Për Schwarzenegger ky nuk është operacioni i parë i këtij, disa vjet më parë ai përfundoi në sallën e operacionit për të zëvendësuar një valvulë pulmonare që ishte implantuar në 1997 për shkak të një defekti të lindur.

“Ndihem mirë – siguron Schwarzenegger – dhe kam shëtitur në rrugët e Cleveland. Faleminderit – përfundon ai – për mjekët dhe infermierët që më ndihmuan”.

2 komente në “Operohet nga zemra Arnold Schwarzenegger”

  1. Scutari says:

    Sherim te shpejte gjigand!!

  2. Kommen Sie schnell auf die Beine
    Grandioso – Schnelle Besserung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje