Ndërron jetë drejtuesi i Samsung, lë pas 20.9 miliardë dollarë pasuri

25 Tetor 2020, 14:18Lifestyle TEMA

Lee Kun-hee, themeluesi dhe arkitekti i suksesit të gjigandit të elektronikës, Samsung, ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare.

Ai kishte gjashtë vjet në trajtim pas një ataku në zemër. Drejtroi ekzekutiv i korporatës. Chung Sun-sup ka deklaruar se Kun-hee ishte një simbol i ngritjes së Koresë së Jugut dhe mënyrës sesi ajo përqafoi globalizmin, ndaj për këtë arsye do të kujtohet nga shumë koreanë.

Vlerësimet për të megjitahtë variojnë. Ish-kryeministri Lee Nak-yon ka vlerësuar aftësitë drejtuese të miliarderit korean, por ka vënë në dukje se ai bëri çdo gjë për forcimin e strukturës familjare të biznesit dhe nuk i njohu sindikatat.

Lee lë pas një pasuri që vlerësohet në 20.9 miliardë dollarë dhe ai zotëron 4.18% të aksioneve të Samsung Electronics.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje