Djali i Sulltanit të Bruneit, një nga vendet më të pasura në botë, ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare.
Princi Azim, fëmija i gjashtë i Sulltanit dhe i katërti në radhë të fronit, vdiq në kryeqytetin e Bandar Seri Begaëan.
Sipas mediave të këtij vendi, ai vdiq si pasojë e një sëmundje të rëndë, por ajo nuk bëhet e ditur.
Azim ishte një personazh i njohur në Europë dhe SHBA, për shkak të jetës luksoze që bënte dhe miqësive me të famshmit që kishte krijuar.
Mes miqve të tij të famshëm mund të përmenden aktorja Scarlett Johansson, këngëtarja Mariah Carey, Michael Jackson, Pamela Anderson, Naomi Campbell etj.
Pasuria e tij personale, deri në momentin që vdiq, llogaritet të jetë 5 miliardë dollarë.
Azim nuk i kishte problem paratë, aq sa njëherë i dhuroi një unazë ylli ië televizionit, Jade Goody, me vlerë 3 milionë euro.
Ai merrte pjesë ndërkohë në festa dhe evente të shumta që promovonin homoseksualët, çka lindi dyshime se Azim ishte homoseksual.
Vetë Azim nuk u shpreh asnjëherë për seksualitetin e tij, por i ati ndërkohë, një vit më parë miratoi disa ligje të ashpra kundër homoseksualëve.
Kush deklarohet i tillë në Brunei, vritet me gurë.
Në varrimin e tij ndërkohë, nuk mori pjesë asnjë prej miqve të famshëm, ndërkohë që në vend do të mbahen 7 ditë zi kombëtare.
(TemA)
Princ Azimi me Naomi Campbell
Princ Azimi me Pamela Anderson
Princ Azimi me aktoren Raquel Welch
Princ Azimi me Mariah Carey
Princ Azimi me aktoren Scarlett Johansson
Princ Azimi me Mariah Carey
Princ Azimi me Mischa Barton
Princ Azimi me Michael Jackson
Princ Azimi me Elizabeth Hurley
Princ Azimi me modelen Claudia Schiffer
Princ Azimi me te vellane
Ceremonia e lamtumires se Princ Azimit
Hahahah me sharon stone …. hahaha si ai loqja hysenbelliu