Shqipëria drejt një mbylljeje të dytë? Brataj: Nëse këto masa s'do reflektohen do ketë masa shtesë

28 Tetor 2020, 15:48Sociale TEMA

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj në një intervistë ka folur për situatën e pandemisë në vendin tonë.

Brataj është shprehur se pas një jave do të shihet nëse masat e marra kanë efekt dhe nëse numrat e të prekurve me Covid-19 do të ulen.

I pyetur nga gazetarja nëse do të ketë një mbyllje të dytë me orë kufizuese për lëvizjet,

Brataj është shprehur se nëse numrat do të jenë në rritje do të jetë e nevojshme që ekspertët e shëndetësisë të marrin masa të reja.

“Çdo ditë bëhet monitorimi dhe vlerësohet nëse po funksionojnë apo jo masat. Nëse këto masa nuk do të reflektohen në këto 2-3 javë, do duhet të vlerësohen masa të tjera shtesë.

Përgjegjësi për shëndetin e njerëzve janë institucionet, qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë. Javën që vjen do të bëjmë sërish një trajnim.

Po përgatitemi për skenarët. Nuk mund të rrimë më duart lidhur. S’ka gjë që ka filluar dhe s’ka mbaruar asnjëherë,” tha Brataj  për neës24.

1 komente në “Shqipëria drejt një mbylljeje të dytë? Brataj: Nëse këto masa s’do reflektohen do ketë masa shtesë”

  1. Predatori says:

    Lideri suprem do ta gjejë një zgjidhje siç ka gjetur zgjidhje për çdo gjë. Respekte vetëm për mjekët që po bëjnë një punë të palodhur, se po të jetë për shtetin, masat e tij, komandant Ramën dhe Mamica Spiropalin ne na ka marr ferra uratën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje