“Po humb fuqinë”, Baton Haxhiu: S’është ai Ilir Meta që njoh, do mbahet mend si presidenti më i keq. E ftoj të nxjerrë emrat e gazetarëve të paguar

2 Nëntor 2020, 18:31Politika TEMA

Presidenca e ka tjetërsuar Ilir Metën, por ai nuk është i njëjti që pas vitit 2014. Ky është mendimi i analistit të njohur Baton Haxhiu, i cili shprehet se ai do të mbahet mend si presidenti më i keq dhe kjo për faktin e gjuhës që ai përdor, duke i ikur kostumit të presidentit.

“Nuk është ai Ilir Meta që unë e kam njohur që ka pasur një qasje politike interesante në momente të caktuara politike dhe që ka pasur njerëz përreth që e kanë ndihmuar për të krijuar një politikan me racionalitet.

Që nga viti 2014, unë nuk e njoh as me gjuhën e tij dhe me atë çfarë po flet, sesi po e orienton gjuhën politike, e as kur ka ndjeshmërinë se kur është patriot dhe kur kozmopolitk”, deklaroi analisti Baton Haxhiu në emisionin Top Talk të Denis Dyrnjasë në Top Channel.

Më tej ai thekson se arsyeja e këtij reagimi të ashpër dhe me një gjuhë që e cilëson periferike si ato të fortët e politikës lidhet vetëm me një shkak dhe kjo është që tashmë ai nuk ndikon më në politikën shqiptare.

“Ka ndryshuar pafuqia e tij. Meta në 2005 ndikoi që në këtë të jetë mbi palët për të sheshuar përplasjet dhe ndërsa sot është faktori kryesor për të ndërtuar përplasje politike. Kjo mesomosha e tij po ndikon në politikë dhe është për të ardhur keq, sepse mban postin e të parit të vendit.

Është presidenti parë në Shqipëri që ka lënë shije të keqe në vend. Secili president në fund të mandatit të tij, përfundon me lloj historie e politike, e ky post president ia merr Metës të gjithë jetën politike të tij. Duke e bërë veten të pavlerë politikisht, duke e vrarë jetën e një politikani që kanë qenë në vitet 2014”, deklaroi Haxhiu.

Më tej ai shton se “kjo është një figurë që i bën keq historisë  politike shqiptare. Natyrshëm që kjo nuk është mirë për Shqipërinë, por është një model i një politikani e një presidenti që ka një model që nuk i duhet Shqipërisë dhe partive politike, tregon se kostumi i presidentit nuk është i mjaftueshëm për të. Kjo është një fyerje për shqiptarët”.

Haxhiu iu përgjigj edhe akuzave të lëshuara nga kreu i shtetit në lidhje me faktin se ai është gazetar i paguar nga Rama.

“Do të isha shumë i lumtur që të fliste se cilët janë gazetarët që janë paguar, dhe emrat e tyre, cila është ajo parti politike që ka bërë pagesën me disa gazetarë. Unë besoj se zyra e Presidentit nuk është shembull i mirë, sepse e kaluara do ta damkoste nëse merret një gjë e tillë.

Është e mirë që paguximi të bëhet e guximshme dhe të thotë po, gazetarët janë paguar. E natyrshëm do të gjeja edhe unë guximin se çfarë kanë ndodhur në këto 30 vitet e fundit. Dhe nëse nuk e di nëse do të kishte guximin ndonjë prej politikanëve.

Por a ka guxim dikush nga politikanët për të folur për këtë hapur dhe a do të ishte ndonjëri prej tyre i paprekur me shijen e zezë së kësaj akuze, dyshoj, për të mos thënë që nuk ekziston. Ajo që mua më qetëson është të zënit vend i një gjëje që nuk të takon.

Më pas, tregon pafuqinë duke u bërë i pafuqishëm në një moment dhe një zyre që nuk është e jotja, ose një zyre që keqpërdoret për faktin që është president dhe nuk është gjuha që duhet përdorur.

Ka plot elemente që duhet të flasim dhe natyrshëm njeri i cili më së paku duhet të ishte me këtë sinkron të gjuhësh është presidenti”, deklaroi analisti Haxhiu.

Sipas analistit, presidenti ka qenë pjesë e posteve më të larta të një shteti, e gjatë kësaj kohe nuk ka prodhuar rezultate. Ndersa as kostumi nacionalist nuk i rri.

“Ilir Meta e ka pasur kohën e vet, ka qenë ministër i jashtëm, kryeministër, kryetar kuvendi, i ka pasur të gjithë momentet e tija që të jetë politikan i veshur me petkun nacionalist dhe nuk i ka ndenjur mirë asnjëherë, janë të tjerë ato që veshin petkun nacionalist.

Ai e ka numëruar veten nga politikanët që kanë shije kozmopolite, për faktin që edhe kjo shije kozmopolite e dëshiron një erudicion kozmopolit. Por megjithatë fjalitë që ai përdor në këto moment me petkun nacionalist, janë së paku më e pakta janë pa shije dhe më e padukura është se janë të pa nevojshme dhe të pa duhura në gjuhën e një presidenti.”, thote Haxhiu

8 komente në ““Po humb fuqinë”, Baton Haxhiu: S’është ai Ilir Meta që njoh, do mbahet mend si presidenti më i keq. E ftoj të nxjerrë emrat e gazetarëve të paguar”

  1. ☹️☹️ says:

    Çi bini më qafë. Lereni në hallin e vet.
    Presidentin hallemadh .

    1. CU says:

      Artikulli eshte shkruar keq,pa rrjedhshmeri e me plot gabime ortografike.

  2. Martin says:

    Gati qenushi blushi??? Dil e ha mut tani shpejt

  3. Mira says:

    Ne rradhe te pare kurre ska patur ndonje ngritje per postet qe ka patur Nuk e di si I ka fituar gjithe ato poste qe si ka merituar
    Me rradhe te dyte ka vjedhur aq shume sa qe I ka hyre frika se mos I marrin pasurite qe i ka fituar vetem duke patur keto poste pa punuar asnje dite
    Tashme I ka ardhur koha te paguaje per per kete korrupsion galopant!

    1. Gazetare te blere nga Rama : Qimi , Adi ,Tedi ,Cani , Rakipllari , A Bushati , e tej .

  4. Piro says:

    Baton ke te drejte ne ato qe thua. Ne te vertet, Meta nuk i plotson kerkesat per president pasi nuk ka kulturen qe kerkon ai post. Deri tash Meta ka notuar ne ujrat e turbullta te tranzicionit, ne shqiperine rrumpall, ku vjedhja e korrupsioni benin kerdine. Tani qe steka po ngrihet dhe ligji po vendoset, po shohim Meten e verteti, teresisht jashte kohe.

  5. Ilir says:

    O Baton, pse ste fton asnje tv ne Kosove ty?! C’ka ndodhur me perbizje e gjere per ty me Kosovaret?!

  6. && says:

    i mire apo i keq meta po i ben te flasi me vete politikanet e rilindjes. meta ka dhene te gjitha shenjat qe do i marri me vete te gjithe. prandaj te gjithe jane ne panik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje