VIDEO: Kapet kamioni me mbi 2 ton kanabis në Mal të Zi, arrestohet shoferi shqiptar

3 Nëntor 2020, 20:38Kronika TEMA

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është sekuestruar në Podgoricë të Malit të Zi. Sipas mediave malazeze, bëhet fjalë për më shumë se 2 ton kanabis sativa, të cilat po transportoheshin me një kamion.

Droga u kap në terminalin doganor në Bozaj gjatë kontrollit të kamionit që kishte hyrë nga Shqipëria në Mal të Zi.

Në pranga ra shoferi i kamionit, i quajtur Elvis Çalik 40 vjeç nga Shqipëria. Sipas autoriteteve policore, për këtë trafik ndërkombëtar ishin kryer hetime disa mujore dhe ngarkesë me drogë po mbahej nën vëzhgim. Kamioni i mbushur me më shumë se 2 ton kanabis kaloi nga Shqipëria drejt Malit të Zi.

Nuk ka informacione se ku ishte ngarkuar malli, por sipas mediave malazeze, kamioni i përkiste një kompanie që kryen transport ndërkombëtar të ushqimeve.

Brenda kamionit kishte fruta-perime, të cilat shërbenin si kamuflim për të fshehur drogën. Destinacioni përfundimtar ishte Evropa Perëndimore, dyshohet Gjermania.

Hetimet vazhdojnë për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë linjë trafiku të lëndëve narkotike.

4 komente në “VIDEO: Kapet kamioni me mbi 2 ton kanabis në Mal të Zi, arrestohet shoferi shqiptar”

  1. mario49 says:

    fitojne shume para

  2. Jimi says:

    Nga mbiemri duket te jete turk!

  3. Ndoci says:

    Po kufitaret tane shkodrane pse nuk e kapen?! Apo kane marre 10 euroshin/kamion dhe vari lesht se cfare ka brenda…….

  4. xxx says:

    nga mbıemrı eshte turk calık eshte mbıemer turk ne sıgurı turk qe ka marre pashaorten shqıptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje