Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se s’ka dijeni për gjobën e vendosur për mosmbajtjen e maskës anti-Covid.
Ndryshe nga sa u raportuar në “Neës24” se Kryemadhi dhe ish-deputetja Floida Kerpaci u gjobitën në Kombinat pasi nuk mbanin maskë, LSI ka reaguar duke thënë se gjatë aktivitetit nuk u paraqit asnjë efektiv i policisë.
“Duke parë disa lajme të publikuara në media duam të sqarojmë se: Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk ka asnjë dijeni për gjobë nga Policia e Shtetit.
Gjatë gjithë kohës që është zhvilluar aktiviteti në Kombinat nuk është paraqitur asnjë efektiv policie.
Deri në momentin që do të njihemi me gjobën do të këmi një reagim”, njofton LSI.
“Kryemadhi nuk ka asnje dijeni mbi gjoben.
Asnje polic nuk na ka ndaluar gjate aktivitetit dhe deri ne kete moment nuk na ka ardhur nje flete gjobe.
Ky veprim synon te fshehe te vertetat qe u nxorren ne pah ne kombinat.
Jane gjoba mediatike qe kerkojne te fshehin te vertetat”, tha vete Kryemadhi, ne nje deklarim te mevonshem!
Baxhella Monika dhe pionierja Kerpaci u pane qe ishin pa maske ne takimin ne kombinat.Por policia e spurdhjakeve te PS as qe ju afrua.O frikacake rilindas do i kerkoni perseri votat tona ?