Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi është gjobitur dje nga Policia pasi është shfaqur në publik pa maskë.
Ajo ka qenë në një takim me banorët e Kombinatit, të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, bashkë me kryetaren e LRI Floida Kërpaçi.
Të dyja janë gjobitur me nga 30 mijë lekë të vjetra.
Mirëpo, sot Kryemadhi është shfaqur sërish pa maskë, në takim me banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në qytetin e Durrësit.
Kryetarja e LSI shoqërohet nga kryetarja e kësaj partie për Durrësin Elona Guri, e cila shfaqet po ashtu pa maskë.
Ato janë ndalur në një nga lagjet e qytetit bregdetar, ku po bisedojnë me disa banorë atje, kryesisht të moshuar.
Sikur kishit nje ligj qe fut ne burg ke infekton apo rrezikon te tjeret me vetdije. Pse nuk zbatohet? Minimumi ajo duhet shoqeruar nga policia ti behet testi per te pare a rrezikon te tjeret dhe ne varesi te rezultatit ti vihet gjobe nese eshte negative apo burgoset po rezultoi pozitive.Ku eshte ligji dhe organet ligjzbatuese? Prandaj njerezit thone :S ‘ka shtet.