U plagos gjatë tërmetit në Samos, 14-vjeçari drejt rekuperimit. Ambasadorja Hajdaraga vizitë në spital

5 Nëntor 2020, 09:48Sociale TEMA

Lajme të mira vijnë për adoleshentin shqiptar që mbeti i plagosur nga tërmeti i fuqishëm që goditi ishin grek Samos.

Sipas ambasadës, Enriko, me origjinë nga Fieri, është drejt përmirësimit, ndërsa stafi i këtij institucioni i kanë dhuruar atij një dhuratë simbolike.

“Eriko eshtë drejt përmirësimit, gjendja e tij shendetësore është e stabilizuar dhe pritet që së shpejti t’i kthehet normalitetit. Mjekët e spitalit janë duke dhënë kontributin maksimal për përmirësimin e tij.

Gjatë vizitës së sotme, stafi i Ambasadës i dhuroi një dhuratë simbolike si një gjest dashurie për heroin tonë Eriko”, thuhet në reagimin e ambasadës.

14-vjeçarin e vizitoi ambasadorja Luela Hajdaraga ditën e djeshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje