Ish ministri i Shëndetësisë: Opozita dhe Remdesiviri

4 Nëntor 2020, 14:47Sociale TEMA

Nga Gjergji Koja

Pashe ne tv takimin e liderit te opozites me Urdherin e Farmacistit.

Qe opozita interesohet dhe shqetesohet per hallet shendetesore te njerezve ne kete kohe shume te veshtire pandemie, ben mire dhe, tek e fundit, ky eshte misioni i cdo opozite.

Por, sinqerisht konstatoj se ky mision kete here rezulton i kontaminuar, sepse:

Se pari, nese do qe te qaje hallet e mjekimit te njerezve, lideri i opozites duhet te takoje mjeket qe mjekojne dhe jo farmacistet qe shesin ilacet, te cilet, me gjithe respektin qe kam per ta, nuk i shpjeguan atij pse rrisin cmimet e maskave.

Se dyti, nese do qe te kuptoje se si dhe sa mjekohen njerezit ne spitale dhe jashte tyre ndaj covid 19, lideri opozitar,(gjithmone sipas mendimit tim), duhet te takoje Najaden, Perlatin, Arjanin(Harxhin), Pellumbin, Entelen, Silven, Albanen, Shpetimin, Eugenen, Adelen etj, se ja tregojne keta fije e per pe si dhe sa mijera jete njerezish kane testuar,

mjekuar dhe shpetuar ne keta 8 muaj, dhe jo farmacistet, sepse keta te fundit nuk mund dhe nuk duhet te mjekojne, por thjesht te freskojne njohurite e farmakovigjilences dhe farmakodinamikes ne ekzekutimin e recetave!

Se treti,dikush nga ekspertet qe mban afer, duhet tia shpjegoje qe remdesiviri perdoret vetem ne spital dhe eshte i siguruar 100% nga shteti sot qe flasim, prandaj koncepti i perdorimit te tij ne kushte shtepie, ne rastin me te mire eshte thjesht injorance!

Se katerti, a ka mundesi qe personi qe lideri i opozites mban ne krah te majte te tij ne takimin me Urdherin e Farmacistit, ta vendose masken sic duhet, sepse, ashtu sic e ka vene, bie ndesh me rekomandimet e OBSH??

Se pesti, te dashur shqiptare: covid 19 eshte pandemi, dhe une nuk di dhe nuk njoh asnje shtet ne bote deri me sot,(as Gjermania), qe kete pandemi te mund ta perballoje vetem me spitale dhe ilace, por shoh gjithe boten qe po mban maska, distancim fizik dhe po aplikon masa gjithmone e me te ashpra kufizuese!!!

Prandaj: ta leme menjane demagogjine me farmaciste dhe ilace se nuk i hyn ne pune kujt, por te mbajme maska sot, qe te mos na vene neser maska oksigjeni!!!

5 komente në “Ish ministri i Shëndetësisë: Opozita dhe Remdesiviri”

  1. Hysni says:

    Thua thua por kujt ja thua?! Jovan Bregut!

  2. tropoja says:

    te paskan ra flokt krejt

  3. Një ta çashë, e një ta mbashë. says:

    Kujt ka thua Gjergji.
    Është njëlloj foli murit kur i flet LUL-it (edhe pse ky I fundit o prej mishi).
    Eshte tipike opozitë e pjerdhur.
    Pse nuk merr masa …pozita!
    Obo morret mada drastike!
    Pse nuk mbajme maska.!
    Mos mbani maska!
    Për “fat” që ka shtete të tjera me të fuqishme që përballen me të njëjtat probleme.
    Se këta kaq të lodhur sa janë..
    Vetëm me shpifje do merren …

  4. Emigranti says:

    E ndoqa nje pjese dhe konkluzioni eshte se hajduti pa dipllome,Lylzimi,(them ska diplome sepse nuk e ka paraqitur pas akuzave)kishte thirrur disa hajdute e mashtrues me dipllome per te mesuar me teper si mund te vidhet me teper (kudo thuhet thuhet qe farmacistet jane shitesa me dipllome)dhe populli ne Shqiperi e di shumë mire se ç’fare janë farmacistet ne Shqiperi,shesin çdo lloj medikamenti pa recente edhe antibiotiket….keta shumë kollaj mund te cilesohen si vrases dhe nuk kane vrare pak ne keto 30 vite…..ndoshta del nje prokuror qe te hetoje per kete?

  5. Andet e Bushatit says:

    Po doktori specjalist per armet e zjarrit, sidomos ato qe qiten nga afer, kandidati per deputet, Sami Koçeku, ç’far keshillon per kete problem?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje