“Po vdesin infermiere sa në Luftën e Parë Botërore”

3 Nëntor 2020, 19:32Sociale TEMA

Që nga nisja e pandemisë, në të gjithë botën janë prekur nga Covid-19 mbi 47 milionë persona, ndërkohë që viktimat numërohen mbi 1 milion e 200 mijë. Mes tyre, sipas Këshillit Ndërkombëtar të Infermiereve, janë 1500 infermiere që kanë humbur jetën në 44 shtete të ndryshme.

Një shifër e tillë do të thotë se gjatë kësaj periudhe kanë vdekur po aq infermiere sa në Luftën e Parë Botërore.

Drejtori i Këshillit, Howard Catton, është shprehur: “Është e tmerrshme që gjatë kësaj pandemie kanë vdekur po aq infermiere sa në Luftën e Parë Botërore.

Kemi kërkuar që në muajin maj të dhëna për infektimet dhe vdekjet e personelit të spitaleve dhe është skandal që ende nuk po bëhet asgjë për këtë. Nuk kemi informacion fare nga shumë vende të botës”.

1 komente në ““Po vdesin infermiere sa në Luftën e Parë Botërore””

  1. armand says:

    Ok ne rregull . Qe te beheni te besueshem na jepni statistikat per 10 vitet e fundit dhe listen per cdo shtet. Edhe nje pyetje : autopsia u eshte bere apo e kane gjetur shkakun e vdekjes thjesht duke pare viktimen ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje