Ish- ministrja socialiste e Ekonomise dhe Integrimit, Ermelinda Meksi tregon perjetimin e forte qe ka ndjere ne momentin e sulmit te terroristeve ne emer te ISIS qe bene ne Vjene ku vrane 4 te pafajshem dhe plagosen 17 te tjere.
E zgjedhur drejtuese e aktivitetit ekonomik në Sekretariatin e OSBE ne Vienë, Austri qe ne vitin 2015, teksa shprehet se eshte mire me shendet dhe ndjehet e prekur nga interesimi i miqve te shumte nga Shqiperia per shendetin e saj, Meksi e cileson akt barbar!
Emelinda Meksi në nje status te saj ne Facebook konfirmon se ka nisur ditën e parë të punës si drejtuese ekonomike në Sekretariatin e OSBE ne Viene, Austri.
Postimi i plote i Meksit:
Falenderoj miqte e panumert nga Shqiperia,Amerika,Kanadaja,Italia Gjermania,Greqia etj, qe te shqetesuar me derguan mesazhe te interesuar per gjendjen tone,per sa ndodhi mbreme ne darke ne Viene.
Ne jemi mire por shume te tronditur nga ky akt i ulet terrorist ne qendren me te bukur te Vienes,ku mblidhen shume te rinj.
Vetem barbaret mund te godasin qendren e qyteterimit, kultures, paqes dhe bashkejeteses,qytetin Nr 1 ne bote per te jetuar. .
Ne Viene 52%e popullsise perbehet nga qytetare me prejardhje te huaj ku dominojne ata Turq,Boshnjake ,Shqiptare nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova (muslimane) etj.
Ky barbarizem e terror qe nuk njeh fe dhe komb duhet denuar ashper qe njerezimi te mos kthehet ne mesjeten e erret.
Mirenjohese pa kufi per solidaritetin e papare te popullit Vienez, per t’u ardhur ne ndihme kujdo ne nevoje pas ngjarjes, duke afruar vullnetarisht dhenien e gjakut, strehim, sherbim trasporti, sherbim falas psikoterapi,etj.
Mirenjohese policise ne mbrojtjen e informimin e qytetareve.
Po ashtu dhe Autoriteteve me te larta te Austrise per qendrimin e mbajtur mbas kesaj ngjarje qe tronditi Boten.
Uroj qe te gjithe te zgjohen e veprojne kunder radikalizimit te dhunshem qe ushqehet nga padija duke nxitur akte te tilla terroriste.
#stopterrorism #ViennaTerrorAttack
Ermelinda Meksi, eshte kandidatja me e mire e PS per kryeministre apo per presidente.
Nje zonje me parime, me pergatitje e njohje te larte te drejtimit te shtetit.
Shume e matur dhe respektuese e dialogut, asnjehere acaruese dhe konfliktuale ndaj kundershtarit politik, ajo eshte nje aset qe i duhet Shqiperise sot.