Rama: Hashim Thaçi ka gjithë mbështetjen e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën

5 Nëntor 2020, 13:13Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dha dorëheqjen, teksa Gjykata e Hagës konfirmoi akt-akuzën për krime lufte ndaj tij.

“Hashim Thaçi ka gjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacënueshme të Luftës Çlirimtare!

Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj”- shkruan Rama. (TemA)

3 komente në “Rama: Hashim Thaçi ka gjithë mbështetjen e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën”

  1. Papi says:

    O rame djali
    Cpune ka uck me vrasjet e 2001-shit?
    Pse po kerkon te paraqitesh gjykaten speciale te kosoves si gjykate te huaj kur dihet qe ajo qendron ne hage per arsye sigurie sepse ne kosove ky gjyq do shkonte si gjyqi i izet haxhise ku prokurori nuk paraqitet se ka frike
    Amerika spakun duhet ta spostoje jashte shqiperise ashtu si kosova vetem keshtu mund te punoje pa probleme apo po ju ngushtohet laku dhe juve
    Ma merr mendja qe albini do behet km para 25 prillit

  2. Beni says:

    Kush ka bere veper penale le te pergjigjet dhe kjo eshte unike ! Por akoma nuk kuptojme pse nuk behet asgje per zbardhjen e genocidit serb ne kosove qofte dhe minimumin qe te afermit te kene eshtrat e familjareve te tyre. A do mendohet qe gjithmone keshtu do jepet perkrahje nga nderkombetaret bazuar ne interesa dhe drejtesi nga palogjykatat qe pavaresisht qe ato paguhen per te dhene drejtesi, po shikohet qarte cfare po bejne? Drejtesi per te gjitha palet! Por qe nje popull i tere ( kosovaret) qe e kane vuajtur kete genocid te kthehen ne te akuzuar dhe ato qe shkaktuan genocidin te ferkojne duart , kjo eshte thjeshte e pandershme dhe jo njerezore.

    1. vang says:

      ke shume te drejte BEN.Dhe kane mbledhur gjithe ata ushtare dhe komandante te UCK per 100 vrasje spiunesh si cigane,tradheare etj nderkohe qe ne KOSOVE jane vrare me mijra dhe as qe fshihen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje