Celibashi: Qarkullojnë paratë e pista në financimin e partive politike me paratë, politika jo transparente

6 Nëntor 2020, 08:44Politika TEMA

Ilirjan Celibashi, kryekomisioneri i KQZ-së, tha për emisionin “Me pak fjalë”, në Euronews Albania se i takon KQZ-së të mundësojë votimin për emigrantët shqiptarë.

“Politika si për mirë edhe për keq ka mbaruar punë me votën e emigrantëve.

Kjo është vetëm në dorë të KQZ-së,” u shpreh ai.

Kryekomisioneri nuk dha siguri se emigrantët mund të votojnë në zgjedhjet e vitit 2021 jashtë territorit të Shqipërisë, por tha KQZ është duke “punuar 24/7 për këtë çështje dhe shumë të tjera”.

“Janë në diskutim të gjitha opsionet. Ne po diskutojmë se si do të bëhet regjistrimi, identifikimi, mënyra e votimit, llogaritja e rezultatit të zgjedhjeve”, shtoi Celibashi.

Gjatë intervistës, z. Celibashi pranoi ekzistencën e parave të pista në financimin e partive politike. Në emisionin “Me pak Fjalë, Celibashi u shpreh se:

“Nuk duhet të kemi iluzion që marrëdhënia parti politike-para do të jetë transparente. KQZ nuk verifikon dot se nga vijnë këto para dhe origjinën e tyre.

Unë nuk e besoj këtë që transparenca të jetë e plotë, por për mua e rëndësishme është të respektoheshin disa rregulla.

Së paku paratë të vijnë nga biznesi i ndershëm dhe i ligjshëm. Paratë nuk duhet të vijnë nga bota e krimit.”

Ai tha se deri më sot KQZ nuk ka dërguar asnjë parti politike në prokurori për çështjen e financimit të paligjshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje