Një grua në Kurbin ka bërë për spital të shoqin.
“Sot në orët e para të mëngjesit, në fshatin Sanxhak, Kurbin, për motive ende të paqarta 58-vjeçarja D.D. ka goditur me sende të forta bashkëshortin e saj 61-vjeçar Ll.D.
Për pasojë ai ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.
58-vjeçarja është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendgjarje punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia.