“Radarët”, Xhaçka: FA do kenë syrin e tyre që i mungonte për vëzhgimin e hapësirës ajrore, së shpejti helikopterët “Black Hawk”

6 Nëntor 2020, 10:02Kronika TEMA

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka bërë me dije se së shpejti forcat tona të armatosura do të marrin nën kontroll vëzhgimin e hapësirës ajrore.

Xhaçka, përmes një postimi në rrjetin social bën me dije se falënjë investimi nga buxheti i shtetit dhe një donacioni të SHBA, ndërtohet radari në Malin e Midës.

Së shpejti me këtë radar, helikopterët e fjalës së fundit, investimin në Kuçovë apo projektet për sistemin ajror të mbrojtjes , Dorca jonë Ajrore arrin një nivel të lartë opreacionaliteti.

Postimi i plotë i Xhaçkës:

Forcat e Armatosura shqiptare do të kenë syrin e tyre që i mungonte për vëzhgimin e hapësirës ajrore.

22 milion $, 19 prej të cilave nga buxheti i shtetit dhe 3 milion donacion i SHBA u shpenzuan për ndërtimin e radarit në malin e Midës nga prestigjozët e Lockheed Martin.

Me këtë radar, helikopterët Black Hawk që do të vijnë së shpejti, investimin në Kuçovë, apo projektet që lidhen me sistemin ajror mbrojtjes sipas standardeve të NATO, Forca jonë Ajrore arrin një nivel operacionaliteti që s’e ka patur në dekada.

3 komente në ““Radarët”, Xhaçka: FA do kenë syrin e tyre që i mungonte për vëzhgimin e hapësirës ajrore, së shpejti helikopterët “Black Hawk””

  1. Ushtari i mirë Shvejk says:

    Mirë e ke o ministre.
    Por shiko bli dhe ndonjë skuadrilje avionësh.
    Kuptohet nga aleatët…
    USA ka de-komisionuar shumë armatime.
    Besoj se me një plan 3-4 vjeçar mund ti kishim 6-12, F-16 versione mbas E, F, block 50, viper…
    Ose blijani Israel-it qe i ka dhe shumë të modifikuar.
    Ose Japonisë. (Që po kalojnë në versione të gjeneratës së 6)
    Kombinim perfekt për vendin në mënyrë urgjente.
    Do ishin 6-8 F-16 E+ dhe 4 F-15J sigurohen me një buxhet 400-500 milionë …(plan 3-4 vjeçar)…
    Nuk është thjesht punë deshire dhe pasioni ose qëllimi por strategjike shikoni përreth na duhen.(strategjikisht)…

  2. V.F.L.P says:

    Nuk keni para , e di . Por besoj se 20-30 avion mundet ti mbajme . Te bejne ndonje xhiro me flamurin shqipetare ne krah .

  3. Cfare ju duhet nje radar i vetem per mbrojtjen ajrore, kur nuk keni as avjone, as rraketa toke-ajer qe te kontrastoni ne kohe rreziqet e identifikuara nga radari?! Qe te shihni filma vizatimore?
    Me cfare do i ndiqni avjonet supersonike te armatosur me radare dhe rraketa? Me tre helikoptere transportues?!
    Qe kur helikopteri eshte arme e mbrojtjes kunderajrore?!
    Mbrojta kunderajrore eshte nje strategji komplekse, qe permbledh luften elektronike, rrjetin e radareve ne gjithe territorin e Republikes, forcat ajrore te reagimit te shpejte te avjoneve gjuajtes, avjonet interceptore(zbulues te shpejte), sistemin kunderajror te mbrojtjes se vete radareve, institucioneve dhe bazave strategjike dhe gjithe hapsires ajrore (bateri rraketash dhe topash kunderajrore).
    Niseni nga depot, armet dhe pronat e ushtrise qe u shqyen per te pasuruar Shkerdhenet dhe per ta zhdukur Shqiperine nga harta e botes!
    Per nderin e kombit dhe vete ushtrise, kthejini SHQUPin, qe i rrembeu partia tribale e hajvanit te Vicidolit!
    Rindertoni bazat dhe ndertoni nje strategji sovrane vetembrojtje, qe jo domosdoshmerisht i pergjigjet vetem interesave dhe nevojave te padroneve, te cileve ju jemi nenshtruar ne menyre kaq poshteruese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje