Ishte në intubim prej dy javësh: Koronavirusi i merr jetën kryetarit të Dhomës së Avokatëve

9 Nëntor 2020, 12:36Sociale TEMA

Koronavirusi i ka marrë jetën kryetarit të Dhomës së Avokatëve të Beratit, avokati Agron Mahmutaj.

Lajmin e kanë konfirmuar miqtë dhe të afërmit e tij që kanë postuar dedikime prekëse në rrjetet sociale.

Mësohet se 51-vjeçari Mahmutaj u prek nga COVID-19 disa javë më parë dhe gjendja e tij u përkeqësua. Pavarësisht se ai ishte shtruar në spital, nuk mundi sot ta fitonte betejën me Covid-19.

Prej dy javësh, kreu i Dhomës së Avokatëve ishte në intubim në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Mësohet se avokati Mahmutaj kishte edhe sëmundje bashkëshoqëruese, ai vuante nga diabeti dhe vite më parë kishte hequr edhe njërën veshkë.

Avokati Agron Mahmutaj ka qenë një nga eksponentët e parë dhe pjesë e strukturave drejtuese të PD-së Berat pas viteve ’90, për vite me radhë deri në vitin 2014 ai ka qenë Drejtor i Burgut të Beratit dhe pas largimit nga kjo detyrë ju përkushtua profesionit të avokatit duke u zgjedhur në vitin 2017 Kryetar i Dhomës së Avokatëve të Beratit.

1 komente në “Ishte në intubim prej dy javësh: Koronavirusi i merr jetën kryetarit të Dhomës së Avokatëve”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje