Në një kohë që shifrat e rasteve me COVID – 19 kanë qenë në trend rritës në prag të fundit të 2020, një nga pyetjet e shumta që shtrohet është edhe nëse do të ketë festime këtë dhjetor.
Kjo në fakt, jo vetëm për impaktin ekonomik që do kishte një mbyllje afër blerjeve “të çmendura” festive, por edhe për shkak të rëndesës emocionale dhe psikologjisë së përgjithshme.
Korça duket të jetë qyteti i parë që ka vendosur të mbajë gjallë “shpirtin” e festave të fundvitit, duke shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik një tender që shkon për Dekore për Festa.
Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Korçës ka vënë në dispozicion një fond 2.9 milionë lekë për drita për pemën e Krishtlindjeve dhe sende të ndryshme dekorative. Në total, sipas dokumentacionit bashkangjitur tenderit, Korça kërkon 3170 produkte, përfshirë shirita Led, Llampa Led, Ndricuess Led dhe Shirita Dekorativ.
Tenderi mbyllet me 19 nëntor, ndërsa afati kohor për ekzekutim është 10 ditë, afate të cilat përkojnë me fillimin e muajit dhjetor.(scan)
Shkondrën e shatë për një ceremoni varrimi
këtu merreni me paris dhe monpelie
Ishalla jo por kam frike se fatura do vije mbrapa. Mbajini leket per momentin se do ju duhen. Pordha e madhe grice breket e veta.
E kanë parë ndonjëherë Parisin , apo e kanë me të dëgjuar ?
Nje tradite e pervjetshme e qytetit te Korces…difton kulturen e qytetit, respekt nga Shkodra.