Pajisja me pasaportë shqiptare, futbollisti Tiranës pranon shkeljen e ligjit: E di, duhen pesë vite dhe unë e mora për dy se jam futbollist

11 Nëntor 2020, 15:51Sport TEMA

Futbollisti ganez  i Tiranës, Winful Cobbina , u dënua dje nga Gjykata e Tiranës me 100 orë punë të detyruar në komunitet pasi prej një viti lëviste në Shqipëri me vizë fallse.

Lojtari është pajisur me pasaportë shqiptare në shkelje të ligjeve të shtetit shqiptar nga ana e presidentit Ilir Meta.

Për këtë skandal, vetë lojtari në një intervistë për mediat ganeze e ka pranuar që marrë pasaportën shqiptare pa plotësuar vitet e qëndrimit në Shqipër.

“S’do të bëj asgjë, as burg, as punë. Jam i lirë të bëj çfarë të dua, të dal të shkoj ku të dua. Nuk ka të bëjë asgjë me mua, nuk ka lidhje me mua.

Kjo bëhet pasi kam marrë pasaportën. E di, duhen pesë vite dhe unë e mora për dy se jam futbollist. Kjo situatë është sepse këtu do të ketë zgjedhje. Gjithçka është politike”, u shpreh Cobbina. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje