Diplomatët e huaj në Kosovë nderojnë UÇK te Jasharajt: Kosova ka kurajën të përballet me të kaluarën përmes sundimit të ligjit e në kërkim të drejtësisë për viktimat

12 Nëntor 2020, 08:10Rajoni TEMA

Në kohën kur disa nga figurat kryesore të Kosovës që ishin pjesë e UÇK-së po gjykohen në Hagë për krime lufte, në Kosovë, diplomatët e huaj kanë shkuar në Prekaz të nderojnë luftëtarët e rënë të UÇK-së, duke e njohur si luftë çlirimtare.

Për Gjykatën Speciale krerët e UÇK-së janë “ndërmarrje kriminale”, për Serbinë “terroristë”, por diplomatët e huaj kanë bërë homazhe pranë varrit të komandantit legjendar, Adem Jasharit. Nicola Orlando, ambasadori italian në Kosovë, ka vizituar kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz, në shenjë përkujtimi të ndërhyrjes humanitare të NATO-s.

Në “Twitter”, përmes një postimi, ai kujtuar edhe vizitën që e realizoi në kompleksin memorial ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.

“Iu bashkëngjita Nicholas Abbott-it sot, vizitova kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz, për të rikujtuar intervenimin humanitar, që çoi deri te Pavarësia. I

talia ishte në anën e kosovarëve më 1999-ën. Ne vazhdojmë ta përkrahim Pavarësinë e Kosovës dhe të drejtat e qytetarëve të saj që të jetojnë në një shtet demokratik”, ka shkruar Orlando.

Edhe ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, bëri një vizitë atje. Ai tha se Kosova ka kurajën që të përballet me të kaluarën përmes sundimit të ligjit.

“Këtë mëngjes bëra homazhe te memoriali i familjes Jashari në Prekaz, në përkujtim të ngjarjeve tragjike të para më shumë se 20 vjetëve.

Sot Kosova ka kurajën të përballet me të kaluarën përmes sundimit të ligjit dhe në kërkim të drejtësisë për viktimat”, ka shkruar ai.

Ambasadori britanik tha po ashtu se Mbretëria e Bashkuar do t’i qëndrojë gjithmonë intervenimit të saj në Kosovë si një kauzë e drejtë.

8 komente në “Diplomatët e huaj në Kosovë nderojnë UÇK te Jasharajt: Kosova ka kurajën të përballet me të kaluarën përmes sundimit të ligjit e në kërkim të drejtësisë për viktimat”

  1. Zeni says:

    Me te ther naten dhe me te qa diten…

    1. Ilirian says:

      Zen nuk është e vërtet, kjo është gjëja më e mirë që ata po bëjnë për Dardanin … imagjino kthimin e pafajshëm të të gjithë udhëheqësve të UÇK
      dhe dalja në shesh e të vërtetës, që çdo akuzë ndaj tyre janë sajime të Serbisë e të Lavrove të tyre të paguar nga ata si Del Ponte, Dick Marty e shumë të tjerëve që nuk e duan Dardanin të shqiptarëve….

      1. vang says:

        Po pse dreqin votuan raportin e asaj sharabajges karla del ponte e Dik marty.Po karlen do e ftoje PD me ne Shqiperi tu dali ne mbrojtje? .Po te kisha ndonje kopje te ketyre raporteve do tu vija shkrepsen ne Sheshin SKENDERBEJ.

      2. Dema says:

        Krejte te pafajshem te shpallen rugovistet nuk do te pajtohen.Per racen e tyre te gjithe lufteturet e gjalle te UCK jane kriminela,mbaj mend cka te them.

  2. AAA says:

    Hollandezet jane ANTI SHQIPTAR,
    Shpresojme qe fuqite e verteta evropiane dhe amerikanet te mbrojne kauzen te cilen e mbeshteten dhe ne emer te kesaj kauze i dhane pergjegjen e merituar SHTETIT KRIMINAL SERB.

    1. Ilirian says:

      Shqiptarët nuk duan vetveten nuk kane si ti duan të tjerët … kemi dy shtete asnjeri nuk është i denjë për shqiptarët të cilët meritojnë shumë më tepër se shtetet që kanë …

  3. Te vetme vareza ne kosove ku nuk ka simbole islame... says:

    …se te tjerat tregojne injorancen shekullore dhe turpin e kosovareve.

  4. vang says:

    Varrezat shterore duhet te jene laike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje