Aktakuza për krime lufte, Rexhep Selimi në Hagë: Lufta për liri e pastër, jam i pafajshëm

11 Nëntor 2020, 14:01Rajoni TEMA

Shumë i qetë dhe i buzëqeshur u shfaq në seancën e parë të Gjykatës Speciale në Hagë. Rexhep Selimi, ish-anëtari i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u njoh me të gjitha pikat e aktakuzës së konfirmuar për krime lufte dhe kundër njerëzimit.

Atij iu kërkua që të bënte dhe një vetëdeklarim: “Zakonisht, e deklaroj atë që e ndjej: deklarohem i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës.”

Avokati i tij mbrojtës kërkoi gjykimin e Selimit në gjendje të lirë dhë nënvizoi se nuk ka asnjë tregues që klienti i tij të ndikojë tek dëshmitarët apo në asgjësimin e provave.

Ish-anëtari i UÇK-së kërkoi fjalën për të treguar luftën për liri. Kritika pati edhe për ngritjen e Gjykatës Speciale.

Selimi në kohën e luftës ka udhëhequr Drejtorinë e Operacioneve. Ai udhëtoi më 5 nëntor për në Hagë, ndërsa një ditë më vonë hetuesit e prokurorisë speciale dhe EULEX i kontrolluan shtëpinë.

3 komente në “Aktakuza për krime lufte, Rexhep Selimi në Hagë: Lufta për liri e pastër, jam i pafajshëm”

  1. demokrati says:

    Trim ne lufte , trim dhe burre i fjalespara gjykates se Serbise ne Hage.

  2. Xhejms says:

    Qendrim burrnor i z.Selimi. Nje hero i vertete.

  3. DRENICA E KUQE says:

    10-ta e UÇK dhe e lirise se Shqiperise. Burre ne lufte, burre ne liri, po nuk i shkon per ftyre VV-ja…

    DRENICA E KUQE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje