Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e arrestit për Klodian Gradecin, ish-drejtorin e Hidrokarbureve në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
Ditën e sotme apeli i ndryshoi masën nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie”.
Ai dyshohet se së bashku me biznesmenë dhe zyrtarë të tjerë i kanë shkaktuar një dëm prej 1.5 milionë dollarë buxhetit të shtetit.
Më 6 tetor, policia vuri në pranga 6 zyrtarë të AKBN-së, një u la në “arrest shtëpie”, ndërkohë që dy të tjerë u shpallën në kërkim.
Ish-drejtori i Hidrokarbureve u largua për në Turqi fillimisht vetëm pak kohë pasi iu dha masa nga Gjykata e Tiranës dhe pas dy javësh u arrestua pas kthimit në aeroportin e Rinasit.
Hahahah dil Edo dhe thuj qe e ke fajin saliu tani dhe jo zagaret e tu dhe zagari jot klodiani…
Shtet byq gjykata plerash e shum me radh prandaj vjedhin se ne 30 vjet tek ne ekziston akoma pandeshkueshneria..
Mbani mend kur në fund ky do dalë i pafajshëm. Do marri nja 25 rroga të prapbetura dhe nga 40 milion Lek (të reja) dëmshpërblim se i shkaktuan stres këtij, gruas, dashnoreve, komshinjve dhe qenit të rracës Labrador.
Drejtësia që duam.
Rroftë rilindja dhe kumandari legjendar E.R
Epo helbete eshte i biri i Sulo Gradecit ai, qenit besnik të diktatorit Enver Hoxha, dhe keshtu duhej te jete i lire dhe i mosvarun prej kujt. O pika qe nuk ju bie mor delenxhinje. Ata vidh me grushta e thase dhe ju ne vend ti kalbi neper biruca e tu verifikoni pasurite i lini te lire qe ti gjejne vendin parave te grabitura dhe te fshijne gjurmet. Po ky u arratis nga vendi kur kerkohej nga policia, mjaft kjo per te mos e lejuar te hetohet ne liri leri te tjerat. Iu shmang urdherarrestit dhe kjo eshte veper e rende penale, pasi mbylli ca vrima me para ne Turqi u kthye. Po normal qe do kthehej se morri garancine e shpalljes i pafajshem pasi te qendronte ca dite ne burg. Turp o faqezinj qe e keni pak edhe burgun tuaj…