Operacioni Forca e Ligjit iu kërkon të deklarojnë burimet e pasurisë 4 personave të skeduar nga drejtësia për vepra të ndryshme penale.
Në rrjetën e OFL kanë rënë 4 të dënuarit Dermush Buzheri, Tatiana Gjini, Zhuljen Bezati dhe Gazmir Muhaj.
Njoftimi i policisë
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
Dermush Buzheri banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
Tatiana Gjini banuese në Gjirokastër, e dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
Zhuljen Bezati banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Gazmir Muhaj banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
(TemA)