Një 46-vjeçare është arrestuar pas 23 vitesh në arrati dhe në kërkim nga autoritetet greke. Irena Kostaki, e njohur dhe me identitetin tjetër Irena Zeria, u arrestua në Devoll gjatë aksionit të koduar “arratia”.
46-vjeçarja është e dënuar me 20 vite burgim me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Lamias në Greqi për vrasje me paramendim.
Më 28 Gusht 1995 në zonën e Diles në shtetin grek, Irena Kostaki vrau vajzën e saj 9-muajshe duke e mbytur me duar . Për këtë krim ajo u arrestua dhe u la në masën e sigurisë arrest në burg nga gjykata greke.
Por, më 5 Mars 1997, ajo u arratis nga qendra e paraburgimit të grave në Koridhalo. Që prej asaj kohe, 46-vjeçarja ka qenë në kërkim.
Policia thotë se Irena Kostaki është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ajo u arrestua falë informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e saj.
Gjykata e Korçës caktoi ndaj Irena Kostakit masën e sigurisë arrest në burg për efekt të njohjes së vendimit të Gjykatës së Lamias në Greqi.
Te denohet me burgim 25 vjete sipas kodit penal s, jo vetem ka mare jeten e femijes se saj 9 vjeç,por qenka dhe me rrezikshmeri te lart shoqerore.