Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, përmes një postimi në “Facebook” shkruan se Forcat e Armatosura janë sot institucioni më i besuar për shqiptarët.
Xhaçka shprehet se Baza e Kuçovës është sot e para bazë ajrore e NATO në Ballkanin Perëndimor, në të cilën do të fillojnë së shpejti punimet.
Postimi i ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka:
3 vjet janë shumë pak në historinë e Forcave te Armatosura Shqiptare??. Por jam e lumtur, që në këto 3 vjet në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, ia kemi dalë të bëjmë disa punë të mira, që e kanë bërë FA institucionin më të besuar për shqiptarët.
E mbi të gjitha, ndihem mirë që djemtë e vajzat, burrat e gratë në uniformë kanë sot më shumë arsye ta veshin uniformën me krenari e kokën lart.
Sepse, në 3 vjet ia kemi dalë me shumë punë e shumë mund të bëjmë shumëçka për t’i bërë FA një forcë më moderne, më profesioniste, më të arsimuar, e mbi të gjitha, më meritokratike.
✅Ia kemi dalë t’u garantojmë ushtarakëve një trajtim me dinjitoz, duke rritur pagën e tyre dhe në vitin 2018; duke rikthyer pagesën e vështirësisë dhe trajtimin ushqimor që iu mohua me të padrejtë në 2013.
✅Ia kemi dalë të akreditojmë Akademinë e FA, si të vetmin institucion të arsimit të lartë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke hedhur kështu një tjetër hap të rëndësishëm drejt modernizimit të FA.
✅Kemi bërë shumë edhe për modernizimin e infrastrukturës, pajisjeve e kapaciteteve, duke filluar nga ?sistemet e radarëve; ?helikopterët Blackhaëk, pajisjen me mjetet e duhura të Batalionit të dytë të Këmbësorisë; ?çertifikimin nga NATO të Batalionit Kombando dhe B2k e deri tek ? njësia për luftën kibernetike që i është shtuar sot FA.
✅ Shqipëria përmes Ministrisë së Mbrojtjes ka drejtuar disa nisma të rëndësishme si SHBA – Karta e Adriatikut (A5) apo SEDM.
Janë zhvillime që vlerësohen edhe nga partnerë e aleatë, të cilët, sot e shohin Shqipërinë ?? jo thjesht si një shtyllë stabiliteti në rajon, por edhe si një eksportues sigurie, kudo ku Aleanca përballet me sfida.
Treguesi më i qartë e i dukshëm i këtij besimi është Baza e Kuçovës, e para bazë ajrore e NATO në Ballkanin Perëndimor, në të cilën do të fillojnë së shpejti punimet.
Pika mu ne bithe, nje cope mishi si ty qe lexon hajvanlleqet e zullapit qe te ka vene dhe atyre me nder,forcave te carmatosura qe te mbajne ty ne krye, por skontrollojne dot as depot qe ka vjedh Shkelzeni, as SHQUPin qe ja u zhgrrapi Sali kerma per partine e tij shkedhate.
Krenar pse i dhuron NATOs nje prone te shtetit shqiptar, qe kushton miljarda euro, ku NATO me buxhet qindra miljarde dollare, mund te ndertonte me shpenzimet e veta bazat e veta, por investon sa i kushton nje gjysem avjoni ne “modernizimin” e bazes se teveqeleve, qe per vilat e tyre e kane nxjerre gjithe Shqiperine as ne shitje, por ne falje.
Pronen e shtetit nuk po e çone ne AMERIKE por do e le aty ku eshte dhe kujto se pa AMERIKEN me SHQIPERINE do talleshin SERBIA,GREQIA DHE RUSIA qe ju duket large,te paret kane qene AUSTRIAKET qe na kane mbeshtetur por SLLAVET me armet e ITALIANEVE ja u prishen planet,tani te pakten kemi AMERIKEN jemi shume te vegjel per krenarin kombetare pa nje te madhe.
Vari lesht. Gradon analfabetet funksional qe ta kesh me te lehte se bashku me Cokun te blesh corapet e ushtarit 20000 l te reja copa. Te fala nato-s