Pronat e krimit, si do të përfitojë ministria e Brendshme?

7 Nëntor 2020, 13:22Kronika TEMA

Nëpërmjet një udhëzimi, Ministria e Brendshme ka përcaktuar dhe se si do të gjenerohen të ardhurat nga pronat e sekuestruara apo të konfiskuara, të cilat tashmë janë në varësi të saj.

Në dokumentin i cili mban datën 2 tetor përcaktohet se Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e Konfiskuara përfiton të ardhura, krahas shitjes, edhe duke i dhënë këto asete me qira.

Veç të tjerave, sipas udhëzimit, pasuritë kur janë llogari bankare sigurojnë të ardhura nëpërmjet interesave, ndërsa kur pasuritë e luajtshme kanë dalë jashtë përdorimit, vendos Komiteti Ndërinstitucional për shitjen e tyre.

Sipas udhëzimit, të ardhurat do të depozitohen në një llogari bankare dhe sipas ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, paratë e tyre do të përdoren vetëm për qëllime të shpenzimeve për këto pasuri.

Të ardhurat nga administrimi i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nuk mund të përdoren për paga, apo shpërblime të personelit të brendshëm të Agjencisë. (a2)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje