Prokuroria e Tiranës ka përfunduar kontrollin e telefonave të Anisa dhe Zhaneta Josifit, nënë e bijë që u vetëflijuan pesë muaj më parë në Kombinat.
Nga verifikimet ka rezultuar se anëtaret e familjes Josifi nuk kanë patur asnjë komunikim me mesazhe apo whatsapp me persona të tjerë.
Ky është konkluzioni që kanë arritur deri tani ekspertet teknikë që kanë bërë kqyrjen teknike të aparateve telefonike të dy vajzave, Blertës dhe Anisës, si dhe nënës së tyre Zhanetës.
Ekspertët kanë rikuperuar mesazhet e fshira por nuk kanë konstatuar komunikime të kësaj natyre, për nxitje në vetëvrasje.
Por pavarësisht këtij rezultati, organi i akuzës është ende në pritje të përgjigjeve nga kompanitë telefonike për të parë komunikimet me anë të thirrjeve telefonike, e për të kuptuar se më cilët persona kanë pasur komunikimet e fundit dy viktimat apo e mbijetuara.
Ndërkohë grupit hetimor i është dorëzuar ekspertiza mjeko-ligjore e trupit të dy viktimave, shkruan Ora News.
Ekspertët kanë përcaktuar si shkak të vdekjes të Zhaneta dhe Anisa Josifit mosushqyerjen dhe të njëjtin fat do të kishte edhe e mbijetuara Blerta nëse nuk do të ishte ndërhyrë.
Ndërkohë që hetimin nuk e ka ndihmuar marrja në pyetje e të mbijetuarës, e cila ka vijuar ti qëndrojë deklaratave që ka dhënë edhe më parë, duke besuar në ringjallje.
Ngjarja e rëndë ndodhi në muajin korrik të këtij viti në kryeqytet ku pas denoncimit të familjarëve policia gjeti trupat e pa jetë të Anisës dhe Zhaneta Josifit ndërsa në gjendje të rënduar Blerta Josifin.
Dyshimet janë se viktimat kanë vdekur nga mosushqyerja si pasojë e sakrificës së tyre, duke besuar në ringjallje.
Bibla tek eksodi 20 vargu 4 thote -Mos e zer ne goje kot emrin e Jehovait,Perendise tend,sepse Jehovai nuk do ta lere pa ndeshkuar ate qe e ze ne goje kot emrin e tij.- ti o gjallese pa arsye qe ke shkruar kete pacavure,perpiqu te pakten te mos shpifesh vetem se ta ka qejfi te akuzosh Jehovain per vdekjen e atyre fatkeqeve.
KUSH punoi me to per tu ngulitur idene e ringjalljes?.Prokuroria ka 5muaj qe merret me telefonat dhe akoma nuk ka zbuluar se me ke ishin te lidhura.Te gjitha i dine por religjonet qe kane hapur ne Shqiperi ”kishat” e tyre tani fshihen.
Nga e morët vesh ju që u vetflijuan për Jehovain apo ju kanë mbushur xhepat me para të qelbura të shpreheni kështu????!
Akoma se keni kuptuar c’eshte shpifja?
Pse i vini kete titull artikullit?
A nuk kuptohet nga vete permbajtja qe Deshmitaret skane lidhje fare me historine?Apo “shpif shpif se dicka do mbetet?
o tema ne patatina u ka rene ky kalemxhiu
Titulli dhe permbajtja pa lidhje. Kush e nxori kete konkluzion? Apo flet padituria?
c,do te thote qe e mbijetuara nuk e ka ndihmuar hetimin?Mos ndoshta nuk ka thene ate qe i pelqen titullshkruesit?