Nuk janë vetëm gratë që rrihen. Ekzistojnë nga ato që i thonë stop dhunës jo vetëm duke ngritur dorë dhe vetë, por edhe numëruar një më një të zezat e partnerit. Është çështje durimi dhe sa partnerët e tyre e kanë kapërcyer vijën e kuqe.
“Nuk kisha ndërmend ta denoncoja burrin, kam fëmijë të vegjël dhe prindërit më luteshin duro, mos e prish familjen. Të gjithë kanë probleme supozoja”, kështu e nisi rrëfimin në polici J. E. nënë e dy fëmijëve. Ajo jo vetëm kallëzoi dhunën, por akoma më shumë. “Nën krevatin e gjumit, në shtëpinë e prindërve ai ka një armë”. Kjo ka sjellë mobilizimin e policisë që i ka hedhur prangat shtetasit R. E, pasi sikurse “spiunoi” gruaja nën krevat u gjet një armë ak 56, me 22 fishekë.
Gruaja u nevrikos me R. E, pasi kishte sëmurë të birin dhe po i lutej ta çonte në një spital privat për analiza të detajuara. “Kam duruar xhelozinë e tij, kërcënimet e kota, ime më e dinte për gjendjen dhe përherë më këshillonte – mos e prish familjen, por tek djali nuk durova më dot”, shpjegon në polici shtetasja J.E.
I shoqi u arrestua menjëherë për armëmbajtje dhe dhunë në familje, megjithëse i befasuar nga reagimi i bashkëshortes ka mohuar çdo gjë. “Ne jemi grindur për ekonominë, ditën e fundit po më kërkonte të merrnim taksi e të iknim në spital, kërkova të shkonim në këmbë. Jam pa punë. Arma nuk është e imja, mbase ka qenë e babës, unë nuk jetoj tek prindërit”, deklaron i arrestuari R. E.
Por bashkëshortja këmbëngul në versionin e saj për ta rënduar pozitën e partnerit. “Arma është e burrit, sa herë më rrihte thoshte që do merrte armën. Jam nisur dy herë për në komisariat dhe jam kthyer, por ai nuk duhet falur”, deklaron J. E.
Një tjetër rreh burrin
Por hakmarrja e J.E. nuk është asgjë. Një grua që është në proces ndarjeje për tradhti e rrahu partnerin në mes të një ditëlindjeje. Sipas burimeve të gazetës Si çështja u njoftua në polici nga shtetasi A. H, i cili ka një lokal. 43-vjeçari pretendon se gjatë një feste private ku ndodhej dhe miku i tij A. N, një grua erdhi e nevrikosur.
“Ajo mori kutinë e ëmbëlsirave e goditi, e qëlloi me karrige”. I dhunuari u pyet nga policia a ishte i frikësuar? A. N pohon: Jam. Ne kemi tre javë që jemi ndarë. Gruaja e ka sajuar një urdhër mbrojtjeje, bën sikur unë e kam dhunuar. Por e kundërta ndodh. Ajo më dhunon kudo që më sheh. Kërkoj urdhër mbrojtjeje lutet më tej A. N, sipas të cilit në një rast partnerja e kanosi: do të shqyej.
Çifti është me shkollë të lartë dhe janë të punësuar në institucione shtetërore. Mësohet nga burimet e gazetës Si se kur policia thërriti 41-vjeçaren F.T, ajo u prezantua me gjeneralitetet e vajzërisë dhe shtoi: nuk e kam rrahur burrin, s’kam burrë. Mos e ka rrahur dashnorja?
Gra që mbajnë fëmijët
Por kulmin e hakmarrjes e ka shënuar V.C. 48 vjeç. Kur i shoqi i tha se martesa kishte marrë fund, ajo deklaroi vetëm kaq: fëmijët nuk ke për t’i parë kurrë. Siç rrëfen në komisariatin numër katër shtetasi I.C gruaja ka fikur telefonin dhe ai nuk di se ku ndodhet ajo dhe dy fëmijët. “Kam dyshime se ajo u kthye në shtëpinë e prindërve, por nuk e konfirmoj dot. Më ka marrë malli për fëmijët”, thotë burri i cili pasi e braktisi bashkëshorten, po kalon ditë të vështira.
Plas sherri dhe mes parukiereve
Bukuria e ka një çmim. Aq më tepër kur parukieret tek të cilat je duke shkuar për t’u rregulluar ka mundësi që të zihen e të kapen për flokësh se kush do të bindë e para që të të krehë. Aq më tepër kur parukieret konkurrente kallëzojnë njëra-tjetrën, pasi përleshen dhe akuzojnë se tjetra nuk di të krehë dhe se klientët e saj janë të pakënaqur. Diçka e tillë ka ndodhur në fakt në Tiranë, ku sipas burimeve të gazetës Si, dy parukiere dhe shoqet e tyre u përleshën dhe shkulën flokët e njëra-tjetrës vetëm sepse një kliente pasi kishte dalë nga salloni i të parës kishte hyrë tek i tjetrës dhe tek secila kishte shfryrë pakënaqësi. Sipas burimeve të gazetës Si më vonë pasi policia u kërkua që të mbërrinte në vendngjarje ju desh të dëgjonte se çfarë sekretesh kishte secila prej tyre, se cila prej tyre lyente edhe thonjtë dhe madje cila dinte ta bënte më mirë këtë gjë. Të dyja në fund kallëzuan kundërshtaren se po i prishte imazhin tek gratë e lagjes e madje se kanë dëmtuar edhe flokët e njëra-tjetrës gjatë sherrit.
Përleshja ndodhi në parukerinë e shtetases B. S, një 32-vjeçare e martuar që prej vitesh punon në sallonin e saj si parukiere. Ajo pretendon se në parukeri i hynë, një vajzë tjetër që ka të njëjtin profesion si ajo dhe dy gra. Pa i thënë asnjë fjalë ato e kapën për flokësh dhe më pas secila e mbante me radhë dhe tjetra e godiste. “Erdhi F. B dhe M.O., më kërkuan llogari pse kisha folur për to tek një kliente dhe pastaj filluan të më bien. Pak më vonë erdhi edhe e ëma D. O., filluan të më thyejnë orenditë dhe t’i hedhin përtokë. U shkëputa prej tyre dhe telefonova policinë”.
Policia e pyet parukieren se përse u sulmua dhe për çfarë dyshon ajo?
Parukierja 1: Për shkak të një klienteje. Një ditë më parë, një kliente erdhi të krehë flokët. E pyeta kush ia kishte lyer thonjtë aq keq dhe më tha emrin e parukieres tjetër. Mendoj se kjo gjë duhet ti nevrikosur, lyerja e gishtave ose fakti që klientja erdhi të krehë flokët tek unë.
Parukierja tjetër është e moshës 29 vjeç. Ajo është beqare dhe këmbëngul se është e përkushtuar ndaj klienteve. Madje edhe ndaj konkurrentes, të cilën si fillim e kishte takuar dhe puthur duke e përshëndetur me dashamirësi.
Parukierja 2: B. S. doli dhe na përshëndeti, unë isha me vajzën e hallës. U takuam, pas pak ajo filloi dhe ankohej dhe më thoshte që kishte pak kliente dhe se unë punoja shumë dhe krihja më shumë. Pastaj më tha “klientët e tu dalin të pakënaqur nga salloni dhe vijnë tek unë”.
Sipas kallëzimit dhe të parukieres së dytë ajo ishte munduar të ruante qetësinë, por më pas kur kolegia konkurrente kishte ngritur zërin dhe po e ofendonte për profesionin ato ishin kapur për flokësh. “Ne jemi mbrojtur, donim t’ia hiqnim duart nga flokët, por ajo na tërhoqi dhe na shtriu për tokë. Duke u përpjekur rrëzuam një tavolinë. Ajo kishte fyer punën time tek një kliente dhe kjo është shpifje.
Të njëjtin qëndrim mbajnë edhe gratë që e shoqëruan parukieren në sallon, por policia pohon jozyrtarisht për gazetën Si se gratë nuk janë të sinqerta dhe se ato përpara se të shqetësoheshin për lookun e klienteve, shqetësohen për paratë që ju paguajnë ato. “Përleshja e tyre është për shkak të konkurrencës”, thotë për gazetën Si një burim i komisariatit numër 3 dhe siç po kuptojmë javët e fundit “klientët” janë kthyer në mollë sherri jo vetëm mes parukierëve, por edhe shitësve dhe çdo shërbimi tjetër.(SI)
A e dini sepse kto grate jan me nerva n hava ?
Dhe,i kërcet damari me apo pa shkak fare ?
Nji grua ben sherr veç kur nuk èsht e ngopur me material man…..kur,fle dhe zgjohet e uritur per Hajdarsal….,se,burri,po nuk ja majti mren dit e nat,ate salën e gjat gruas ,ajo lu menç dhe bo nga kto qe po ngjojm…
Veç nji gjo e sjell grun n binar. ….Hajdari Hajdar.
Gruja qe han manall esht e bukur ne mëhall
Mos e rrif grun o zog shqiptari,
..asaj jepi veç rrot ..ari.
Jan kto disa thenije te urata popullore nga krahina e trapojs
Marjana
Trimeri e madhe te dhunosh gruan dhe femijet. Turp te keni perves te ndyre!