Dhunuan dhe kanosën me thikë 23-vjeçarin për t'i marrë 5 mijë lekë, arrestohen dy të rinjtë në Elbasan

8 Nëntor 2020, 13:26Kronika TEMA

Dy të rinjë kanë dhunuar dhe kanosur me thikë një tjetër vetëm për t’i marrë 5 mijë lekë.

Ngjarja ka ndodhur në Parkun Rinia dhe pak minuta pas ngjarjes dy agresorët u arrestuan nga policia.

Në prangat e policisë kanë rënë R.B., 19 vjeç dhe H P., 16 vjeç, banues në Elbasan, pasi dhunuan dhe grabitën nën kërcënimin e thikës 23-vjeçarin F.K.

Gjithashtu do të hetohet në gjendje të lirë edhe 41-vjeçari G.Gj., i cili ishte me dy të rinjtë në momentin e arrestimit dhe nuk i është bindur efektivëve të policisë për kontroll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje