Goditet prostitucioni në qendrën e masazhit në Tiranë, menaxheri i rekrutonte vajzat nëpërmjet njoftimeve në gazetë: I shfrytëzonte seksualisht

11 Nëntor 2020, 09:00Kronika TEMA

Një person ka rënë në prangat e policisë së Tiranës dhe katër vajza janë proceduar penalisht pasi akuzohen për veprën penale “Prostitucioni”.

Personat në fjalë kishin kthyer qendrën e masazhit në prostitucion.

Në pranga ka rënë shtetasi F. H., 35 vjeç, banues në Tiranë. Personi në fjalë në cilësinë e menaxherit të qendrës të masazhit, rekrutonte femra nëpërmjet njoftimit në gazeta, me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore dhe më pas i detyronte që t’iu ofronin klientëve të qendrës së masazhit edhe shërbime seksuale.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht edhe 4 shtetase të punësuara në këtë qendër, për veprën penale “Prostitucioni”.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion.

Vihet në pranga, për shfrytëzim prostitucioni dhe për përshtatje të qendrave të masazheve për shfrytëzim prostitucioni, menaxheri i një qendre masazhi.

Procedohen penalisht dhe 4 shtetase, për veprën penale “Prostitucioni”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë operative se disa shtetase shfrytëzoheshin për prostitucion nga menaxheri i një qendre masazhi, kanë organizuar punën për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.

Në bazë të provave të grumbulluara, si rezultat e një pune disamujore, u kap dhe u vu në pranga shtetasi F. H., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, në cilësinë e menaxherit të qendrës të masazhit, rekrutonte femra nëpërmjet njoftimeve në gazetë, me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore dhe më pas i detyronte ato që t’iu ofronin klientëve të qendrës së masazhit edhe shërbime seksuale.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht edhe 4 shtetase të punësuara në këtë qendër, për veprën penale “Prostitucioni”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

4 komente në “Goditet prostitucioni në qendrën e masazhit në Tiranë, menaxheri i rekrutonte vajzat nëpërmjet njoftimeve në gazetë: I shfrytëzonte seksualisht”

  1. ändi says:

    Po pra po, vazhdoni te arrestoni femrat qe ushtrojne profesionin ma te vjeter ne bote ! Turp t’ju vij ju policise. Nuk keni koqe me arrestu Ilir Meten dhe Lulko-Salehin dhe vazdoni duke gjujt si perversa shtepite publike dhe sarrestoni prostitutat. Sa turp. !
    Kete ka pritur Shqipëria nga SPAKU, shkaterrimin e prostitucionit !!!! bravo !!!

  2. Ilir says:

    Nese i “detyronte”, perse u proceduan kater femrat per veper penale prostitucion?!

  3. Qyqia ,
    nuk lat Profesion ,pa ja qit bojen.
    Jam Masazhier VIP-e sht,
    Privat Sigurishte, ja masazhoj cdo cm te Trupit Femres,
    psh,Ministres ma sexi ,
    dhe s’me ka dal i gjyms llafi ?
    Skeni turp maskarcone .Mendjen je ai e keni moj ?

  4. Beni says:

    Denohen te shkretat qe shesin trupin dhe bosi dekorohet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje