Arjana Fullani lihet jashtë sistemit të drejtësisë, rrëzohet ankimimi i saj

11 Nëntor 2020, 10:24Kronika TEMA
Arjana Fullani lihet jashtë sistemit të drejtësisë,

Arjana Fullani dhe Evelina Qirjako duke dalë nga seanca në KPA

KPA ka shpallur vendimin për ankimimin e Arjana Fullanit kundër vendimit që e përjashtoi atë nga sistemi i drejtësisë për 15 vite.

Sipas KPA-së, në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit për vetting-un, Fullani ishte gjyqtare dhe vendimi i KPK-së është i drejtë dhe duhet të lihet në fuqi.

Fullani kërkoi shfuqizimin e vendimit të KPK të korrikut 2019, përmes të cilit ajo përjashtohet nga sistemi i drejtësisë për 15 vite. Ky vendim u mor pas interpretimit të Komisionerëve të vetingut se ish-gjyqtarja e Lartë kishte hequr dorë nga statusi i magjistrates.

Sipas Fullanit, vendimi i KPK për ndërprerjen e procesit të vetingut ndaj saj, ishte marrë në një proces të parregullt ligjor.

Përmes avokates Evelina Qirjako, Fullani tha se nuk ishte njoftuar nga KPK për trupin gjykues, me të cilët mund të kishte konflikt interesi, nuk i ishin vënë në dispozicion dokumentet e përdorura nga KPK, nuk ishte dëgjuar dhe nuk i ishte dhënë e drejta për tu mbrojtur.

Vetë Fullani theksoi se kërkesa e saj nuk ishte manovër për t’u rikthyer në sistem duke shmangur vetingut.

7 komente në “Arjana Fullani lihet jashtë sistemit të drejtësisë, rrëzohet ankimimi i saj”

  1. Drejtesia says:

    Drejtesia ne vend, kush ka abuzuar me hallet e popullit dhe eshte pasuruar ne menyre te paligjshme te marre denikin qe meriton

  2. Trotski says:

    Kjo Bunder duhet te hetohet per Gjyqin e Like hajdutit.Ku e nxorri te pafajshem dhe e trajtoi pa vlere Videon e te ndjerit Dritan prifti.

  3. nkolla says:

    Jo vetem jashte sistemit te drejtesise, por kjo e ka vendin ne burg se bashu me fullanin tjeter. Keto jane hajdute dhe kriminele te ketij vendi. Ky soj na solli ne pushtet like hajdutin dhe beri te shoqin guvernator, i cili vodhi thesarin e shtetit. Ne burg se bashku me liken.

  4. ronny says:

    Kjo kellire dhe ai burri i saj fodull por totalisht i pa afte profesinonalisht meritojne burgun per gjymtimim e rende qe i kane bere sistemit te drejtesise dhe atij financiar ne vend. Cdo muhabet tjeter eshe vecse humbe kohe dhe tallava!!!

  5. Angjelini says:

    Shife bundren! U vete-largua nga gjyqesori per ti shpetuar hetimit te pasurise se vjedhur dhe tani kerkon te ri-futet ne sistem pa veting? Sa budadhenj i dini ju shqiptart o bandite. Ne fak nuk keni faj se nuk ju ka dale keq deri tani. Jetoni si mbreter nga abuzimi me detyren dhe nuk u ka hyre ferre ne kemb.

  6. spartak says:

    Jeni ngut ndoshta .
    Fullanja edhe po se pati bo vaksinën e VETTINGUT , do e bojë si shumica e pjestarëve të sistemit të Pa Drejtësisë .
    A i hyni gjemb në këmbë ndonjërit ? Jo . Pra edhe kësaj si hyn gjemb në këmbë , si pa VETTING e si me VETTING .
    Të gjithë do rikthehen një nga një prap në sistem , sepse ja ka leju vetë Ligji limonatë i Vettingut .
    Unë mendova se mund t’i fillonin rikthimet me këtë Adriana Fullanin , por e filluan me Fuat shkodranin . Nuk prishim qejf , kolegu vet është dhe ky . Aty e ka radhën e vet edhe Adriana . As ajo s’ka pse mërzitet . Çështje kohe dhe momenti është .
    Të gjithë do kthehen . Hiç merak fare të mos kenë .
    Vazhdoni njëçikë me ankesa, protesta e shantazhe me atë shoqatën tuaj që keni ngrejt .
    Pastaj , për ju do mendojnë e veprojnë me ju zgjidh problemin e rikthimit PUSHT-TET POLITIKA , OLIGARKET E VJETER por edhe të RINJTE , si dhe Mafiozët kriminelë , të cilëve ju keni zbut dhe heq shumë siklete burgjesh dhe sa memzi edhe i keni liruar fakir fukarenjtë .
    Sa për të kalu kohën Adriana , një herë në javë futi nga një kafe turke dhe shife filxhonin , se tash po të tregon , se kur ta kanë planifiku rikthimin .
    Deri sa t’vijë dita , amon t’keqen mos u merakos se do m’dobësohesh . Mos u mërzit . Shumë shpejt do rikthehesh .

  7. Hapu Xhipe says:

    Kto e kan ngren turpin me buk…dhe 1 got ver nga mbrapa. Mos u merzit zonja hajdute. Cudia me e madhe zgjat 15 vjet ne rastin tend. Shko kerko pun ne ndonje universitet dhe meso studentet si vidhet dhe korruptohesh neper gjykata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje