Europol: Krimi kibernetik po shfrytëzon pandeminë

13 Nëntor 2020, 10:21Bota TEMA

Rrjetet kriminale në internet po kërkojnë të përfitojnë nga pandemia me ilaçe të falsifikuara, pajisje mbrojtëse personale të rreme, mashtrime dhe shantazhe në internet, paralajmëroi sot Europol.

“Masat e zgjatura të bllokimit në të gjithë kontinentin mund të çojnë gjithashtu në një rritje të formave të tjera të krimit kibernetik”, tha autoriteti policor europian, në një raport të situatës, i botuar në Hagë.

“Sidoqoftë, është inkurajuese të shohësh se me sa efikasitet agjencitë e zbatimit të ligjit në të gjithë BE-në po punojnë së bashku për të adresuar kërcënimet e sigurisë të lidhura me COVID-19, në një periudhë kaq të shkurtër kohore”, shtoi kreu ekzekutiv i Europolit, Catherine de Bolle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje