Për një grusht votash më shumë

14 Nëntor 2020, 13:06Blog TEMA

Nga Astrit Patozi 

Nëse thua se je duke u bezdisur nga opozita e Bashës, që e ka kthyer prej kohësh në kalë beteje temën e Covid 19, të paktën mund t’i shmangësh takimet elektorale këto ditë të vështira, kur infektimet janë rritur frikshëm.

Ndryshe, i bie që i thua popullit tënd mos bëj atë që bëj unë, por vetëm atë që them unë.
Sado ta përgatisësh mirë skenografinë në natyrë, me distancat sociale korrekte apo me maskat në gatishmëri, prapëseprapë ato grumbullime militantësh dhe figurantësh mbeten vatra të mundshme të përhapjes së virusit.

Jo për gjë, por nuk ke asnjë arsye të nxitosh, sepse ata të tjerët nuk kanë ndërmend të zbresin në fushë, ngaqë janë duke thënë se po presin Komisionin e Venecias, i cili mund të flasë diku nga mesi i dhjetorit.

Deri atëherë mund t’ia kursesh Shqipërisë ca qindra apo mijëra infektime, në radhë të parë, duke mos shërbyer si model i keq, sepse interesa të vogla politike nuk mund të mbizotërojnë mbi kërcënimin kombëtar, që përfaqëson një shpërthim i shifrave të epidemisë.

I cili mund të marë me vete, jo vetëm jetë njerëzish, por bashkë me ta edhe ekonominë e vendit për një grusht votash më shumë.

4 komente në “Për një grusht votash më shumë”

  1. gazetari says:

    Astrit…Nuk je ndryshe nga saliu Luli apo iLIRI…Troc, do pushtet, do karike..se ta hoqen..E megjithate, nese do mendosh qe te te ndjekin pas, njerezit, hiqu pake me ndryshe,qe te fitosh edhe simpatine e plot njerezve qe kane ngelur, ne ruge,te zhgenjyer nga Pd,Ps ,LSI..ja…
    Ti mendon se duke kritikuar Ramen, per cdo here do te, fitosh simatine e disa njerezve….
    Perkundrzi..do humbesh thelle..
    Jam une i pari qe shpesh them.Astriti ndryshon nga te tjeret..
    Pastaj pena jote eshte e forte..por spo di ta perdoresh mire..Eshte momenti qe ti dhe Jozefina e te tjere..duhet te beni ndryshe.Te luftoni babane qe ju ka pjelle, Berishen,Babane qe ju ka vjedhur,Ilir Meten..dhe vagonat e prishur te nje lokomative te vjeter.

  2. gazetari says:

    ….Per mua Murizi..eshte me i sakti, me i drejtperdrejte,me i sinqerte, se te gjithe titullaret e partive te reja, dhe atyre vagonave te lokomatives prishur..

  3. Cufi says:

    Baben Patosi zhelefina hajdari murrizi e kane te shenjte se asht i vetmi babe qe ka linde ne stanin e dhive nga sheqerja e Karxhixhi e ai i udheheq per rruget e pa shkelura te revolucionit

  4. Bureto says:

    Nga kampi opozitar keto ditë për të justifikuar veten se pse nuk po gjejnë dot zgjidhjen se si do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit, i mëshojnë idesë se kjo do të bëhet e qartë mbadi të vijë opinioni i Venecias. Pra “opinioni” i saj. More të ngratë. Po pse nuk e dini ju që Komisioni i Venecias nuk është as Kuvendi e as Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Thënë kështu Kodi Zgjedhor tashmë ka hyrë në fuqi dhe nuk ka Komision Venecie që mund t’ia ndërrojë rrugën. Sa i pprket ndryshimeve kushtetuese edhe Gjykata Kushtetuese të ishte ajo nuk ka fuqi të interpretojë një dispozitë kushtetuese të ndryshuar apo shtuar në Kushtetutë. Ajo po sipas kushtetutës mund të interpretojë një ligj apo çdo akt tjetër ligjor që bie bdesh me të por jo vetë kushtetutën, pjellë e së cilës është. Ja pra ngado që ta vlrtisësh, opozita vërtitet si pordha në brekë, ngaqë me ndryshimet e fundit më Kod Zgjedhor dhe Kushtetutë Rama ua futi. Dhe atë mundlsi ia krijuan vetë ne gomarllëkun që bënë me daljen nga Parlamenti. Epk koka bën koka pëson. Tani le të shtrëngojnë rradhët, t’i mbushin mendjen ekektoratit që ata (Berisha, Meta, Basha, Mona, Titvasili, Mediu, Dule, Ndoka, Shehi etj) janë më të mirët, edhe pse janë po ata që Rama i mundi i vetëm në vitin 2017. Vështirë e kanë, gjithsesi motorat e fushatës elektorale ende nuk janë ndezur. Deri atëhere do presim dhe do shohim se si e kanë ‘kaluar ylberin’ dhe nuk janë më ata. Nuk besoj se do gjejë vend shprehja: “Më bëni dhe njëherë nuse se di unë si të nusëroj!”. Shumë vështirë si e besueshme. Sidoqoftë gara do jetë e fortë, e vështirë dhe në finish plot surpriza. Ajo që mund të ndodhë, por që nuk do habisë kënd, do jetë ajo që “për hir të stabilitetit politik dhe integrimit në BE”, të krijohet një qeveri e “unitetit kombëtar” PS-PD. Sprova e parë ishte marrëveshja e majit 2017 midis tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje