Besart Kadia u emërua zv.ministër i financave, debati për tezat ekonomike: A ka vend teoria e “Djemve të Çikagos” në Shqipëri?

15 Nëntor 2020, 09:49Politika TEMA

Besart Kadia, katër ditë me parë u emërua si zv.ministër i financave nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Besart Kadia deri në nëntor të vitit të kaluar ka aderuar në strukturat e PD, por sic u publikua këto ditë në media, për shkak të krijimit të lëvizjes “Alternativa” u përjashtua nga kjo parti.

‘Alternativa Civile’ ka bërë një shkrim të gjatë në lidhje me teoritë ekonomike të Besart Kadias.

Në postim thuhet se “teoritë” e Kadisë janë teoritë e shkollës ekonomike të Çikagos, që predikojnë privatizmin total, dhe një shtet të vogël si rregullator i tregut. Sipas tyre këto teori janë eksperimentuar në disa vende të Amerikës së Jugut, duke prodhuar katastrofa ekonomike e sociale, që zgjatën me dekada.

Ndër të tjera në shkrim thuhet se teoritë e “Djemve të Çikagos”, u zbatua në Shqipëri në fillim të viteve ’90, dhe shfarosën çdo seksion prodhues që ekonomia kishte trashëguar nga komunizmi.

Postimi i plotë i “Alternatives Civile”:

Kur kapitalizmi i Besart Kadisë fle me socializin e Edi Ramës
(Dhe një ftesë për diskutim mbi modelin ekonomik)

Dëgjuam zv/ministrin e ri të ekonomisë dhe financave, Besart Kadia, të fliste mbrëmë mbi “teoritë e tij ekonomike”, që u përputhën me ato të Ramës, dhe për këtë arsye ai iu bashkua kabinetit qeveritar. Nuk po merremi me moralin politik këtu, por me përputhjen e “teorive”.

Në fakt “teoritë” e Kadisë nuk janë teoritë e tij, por janë teoritë e shkollës ekonomike të Çikagos, që predikojnë privatizmin total, dhe një shtet të vogël si rregullator i tregut. Këto teori janë eksperimentuar dhunshëm në disa vende të Amerikës së Jugut, duke prodhuar katastrofa ekonomike e sociale, që zgjatën me dekada. U zbatuan po dhunshëm edhe nga Margaret Thaçer, por ekonomia britanike është britanike, dhe i rezistoi. Me pak fjalë, teoritë e Kadisë që s’janë të Kadisë, janë për një kapitalizëm “të egër”. Se sa mund të flenë ato në krevatin e një qeverie të majtë, këtë e dinë Rama dhe Kadia.

Teoria e “Djemve të Çikagos”, u zbatua në Shqipëri në fillim të viteve ‘90. Kur ca teoricentë si puna e Besartit, erdhen nga SHBA dhe iu shfaqën Berishës dhe Gramoz Pashkos si Messia i tregut të lirë. U zbatua ajo që u quajt “Terapia e shock-ut”, me simbolikën e “Çekut të bardhë”. Përfundimi: U shfaros çdo seksion prodhues që ekonomia jonë trashëgoi nga komunizmi. U shkulën nga themeli fabrikat. U shkulën edhe plantacionet. Ne jemi ende nën shock, ndërsa universiteti i liberalëve të rinj shpërndan një çmin ekonomik me emrin “Gramoz Pashko”.

Pas këtyre eksperimenteve me pasoja dramatike, në Shqipëri deri tani nuk është zbatuar ndonjë model specifik ekonomik. Më shumë ajo është udhëhequr nga nevojat urgjente dhe nevojat e oligarkisë që rrethon pushtetin. Qeveria socialiste nuk ka asnjë lidhje me të majtën tradicionale, dhe ka privatizuar çfarë ka mundur deri tani. Privatizimet e mëdha, nga nafta tek shëndetësia, nga energjia tek arsimi, rezultuan një dështim total për interesat e shtetit dhe qytetarëve.

Ne mbrojnë “teorinë”që Shqipëria nuk mund të jetë vendi ku të zbatohen teoritë e “Djemve të Çikagos”. Populli më i vafër në Europë, me nivelin më të lartë të korrupsionit në Europë, me nivelin e zbatimit të ligjit më të ulët në Euronë, nuk mund të braktiset nga shteti e të lihet në mëshirën e tregut të lirë agresiv. Nuk po flasim për një ekonomi të centralizuar, por për një vend ku shteti të mos jetë agjensi, por i aftë te menaxhojë së paku sektorët strategjikë.

Ndryshe, si mund të na e shpjegojë Z.Kadia faktin, se ditën që ai shkoi në qeveri, qeveria nxorri nga arka e vet 5 milion Euro të rimbursonte naftëtarët e Ballshit, pasi një “pionier i tregut të lirë”, u zhduk duke marrë vete edhe taksat edhe shtetit edhe paratë e punëtorëve? Dhe ata mbetën pa bukë.

Ne ftojmë lexuesit që ti bashkohen një diskutimi publik mbi këtë çështje:
Pra, a na duhet një ekonomi tërësisht e bazuar në treg, apo një ekonomi tregu, ku shteti të ketë rolin e tij jo vetëm rregullator, por edhe menaxherial?

7 komente në “Besart Kadia u emërua zv.ministër i financave, debati për tezat ekonomike: A ka vend teoria e “Djemve të Çikagos” në Shqipëri?”

  1. ERTV says:

    Nuk ka të bëj fare me shpjegim rrymash apo doktrinash ekonomike për këtë gjë.
    E para për të gjithë ata që e njohin Ed Rama se ruan trapin për këto gjëra.
    E dyta, as ai vetë nuk ka qenë dhe nuk është i majtë.
    Partia socialiste ishte tagër për atë për të realizuar objektivat personale.
    E treta është para-pregatitje per bashkëqeverisjes me Lulin dhe tërheqjen e Edit nga skena politike në front.
    Duke ja lënë stafetën Lulit nga 2-4 vjet mbas spastrimeve përkatëse.
    Kështu Edi siguron paprekshmërinë e vetë personale.
    Si dhe pushteti ngelet realisht në ato pak duar të Katowicës. (Ku ti gjejmë rrenjët e tua Parti)

  2. Ano says:

    Teorite Ciliste te rrjepim cte rrjepim…Kafia eshte nje perkthyes jo studiues ska asnje pervoje jetesore, ska punuar ne asnje njesi baze e nuk e njeh ekonomine…vetem e ka perkthyes…ska prekur asgje me doren e tij…Per Kafine leket bien nga qielli…Shteti i privatizuar ska lidhje me njerezit sepse shteti delegohet nga njerezit……

  3. 001 says:

    Gjithnje ne ja veme fajin samarit ne kete rast besart gomarit, e verteta eshte se samarin e morI i zoti per gomarin ne kete rast edi rames
    Te krahasosh ekonomite e amerikes me te Shqiperise qe tregun me te sukseshem kan shitjen e domates dhe kastravecit eshte jo scandal dhe injorance nga politikat e partise socialiste por tregon dhe qe kryeministri eshte jashte kesaj bote edhe pse e shkon nje here ne vlore , korce shkodra ku kukes, etc prape ska kapacitet te kuptoj realitetin .
    Marrim shembull gjirokastren. Cfare do privatizoje ky pederasti qe te beje gjirokastren si cikago nje ekonomi te pavarur
    Pa politika sociale i bie qe gjirokastritet te han njeri tjetrin sepse punesimi po thuaj se nuk ekziston
    Politikat e cikagos eshte se vene mafiet private te grumbullojne taksat qe shteti e Ka per detyre
    Politikat e cikagos eshte vazhdimesia e qeverisjes se sali prostitutes qe la gjysmen e brezit te ri se skan lek te blejne shtepi te han buke dhe te krijojne familje
    Eshte vazhdimesi e cpopullimit qe nga vitet 90
    Ky fytyre miu se meriton vendin ne qeverisje e PS pasi politikat e tij Jan te njejtat si te sali prostitutes
    Haram I qofte gjithe PS

    1. Arjani says:

      Gjithe politikat e ketyre 30 viteve katastrofike kane qene.

      Mos j merr vetem me Saliun.

      Po cpopullimi i ketyre 30 viteve?

      Cfare politikash ka bere Edvini keto 8 vite per te ndalu emigrimin dhe per te kriju nje baze punesimi dhe industrie??

      PS eshte bordello si cdo parti ne Shqiperi

  4. ilir says:

    Shume e sakte.Kete teori ne Evrope e zbatoi vetem vendi yne,edhe kete ne menyren me te keqe te mundshme,dhe se si shkoi, dihet.Shume economiste ne bote,tani,nuk e perkrahin kete teori,qe gjithcka shteti ta privatizoje.Teoria se shteti nuk di te manaxhoje company te mesme dhe te medha,doli nje blof,ku shume vende,companite fitimprurse,ne energjy,comunicim,transport,industrine ushtarake etj ka arritur ti menaxhoje ne menyre te shkelqyeshme .Terapia shock-ut ishte katostrof per vendin tone,e pakumtimte,ku shkatarruam cdo gje,edhe token.Mendoj se tani nuk ka mundesi me te behen privatizime,sepse cdo gje eshte privatizuar deri ne shkatarrim,vetem n.q. se jepet edhe drejtimi i shtetit me qera,spitalet shtetrore,bashkite etj,do jemi te paret ne bote.

  5. Shoku Shpati says:

    Teoria e Djemëve * të Çikagos fuksionoi shume bukur per ata qe e nxorën.Unë nuk jam dakort me një ekonomi te centralizuar sepse u vërtetua edhe në praktikë se nuk funksionon.Por nga ana tjetër u vërtetua se as kjo mënyra tjetër funksionon per te mirën e shumicës për të mirën e një shteti si Shqipëria.Nuk mund te lëshosh ndërmarrje strategjike ne privati,nuk bëhet,nuk mund te japesh çelësat e shtëpisë te tjetri kaq thjesht.Është nje çështje që ngre shume diskutim,por edhe nga pervoja e vëndit tonë tani,pas 30 vitesh me një llogjikë te thjesht kupton çfarë eshte bërë.Në Shqipëri kishte ndërmarrje që me nje manovrim të saktë dhe të kujdesshëm të mos shkateroheshin(privatizimi i tyre njeri mori nje torno tjetri nje makineri tjetër dhe budalleqe të tjera) dhe me ekeqja lekët e këtyre privatizimeve i vodhën .

  6. Arjani says:

    Shkrimi eshte i mire dhe i sakte ne themel.

    Vetem se Shqiperia eshte nder vendet me te varfra dhe te korruptuara dhe jo me e varfra, sepse ka 4-5 vende me te varfra se Shqiperia ne Europe.

    Sa per teorine e Shokut, ajo erdhi me direktive nga qarqet amerikane dhe Amerika e dinte shume mire shkaterrimin we ajo do sillte.

    Kjo per gjithe Shqiptaret e trashe qe i lepihen Ameriqise.

    Sa per kete Kadine, ajo cka kam degju ne emsionet e tij jane te sakta.

    Nuk jam i qarte se cfare teorie ka ky per Shqiperine por nese ek ka te tille e ka te gabuar.

    Rames as qe i plas per keto pune se eshte vet krye injorant.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje