VIDEO/ Pësoi golin e vitit, Etrit Berisha: Ishte e pamundur të kthehesha

15 Nëntor 2020, 20:33Sport TEMA

Gardiani i Kombëtares, Etrit Berisha, foli pas triumfit 3-1 ndaj Kazakistanit, ku më së shumti u ndal te goli i pësuar nga mesi i fushës.

Në prononcimin për “Supersport”, gardiani kuqezi u shpreh:

Si sot nuk e kisha pësuar asnjëherë. Mund ta menaxhonim më mirë lojën. Pas atij golit ndryshoi pak iniciativa. Gjëra që ndodhin, do ishte e vështirë për çdo portier.

Goditja ishte shumë e mirë, mori një trajektore tjetër. Ishte e pamundur të kthehesha në anën e djathtë. Goditja ishte shumë e fortë, për një distancë aq të largët.

Pas atij goli ndeshja u rihap. Nuk krijuan asnjë rast pas atij goli. U munduam të menaxhonim lojën dhe të prisnim për sulmet apo gabimet e tjera.

2 komente në “VIDEO/ Pësoi golin e vitit, Etrit Berisha: Ishte e pamundur të kthehesha”

  1. specialisti says:

    Sa here ben gafa o Berishe. Harrove me Izraelin ?
    Urime per fitoren

  2. Mandravellua says:

    Kur e pe qe po t’vinte topi n’rrjet, normal qe nuk ktheheshe dot me.
    Por duhet te ishe ne vendin tend kohe me pare se te fillonte loja, apo jo ?
    Kshtu qe…. thuj ” M’falni” , se s’bahet kijameti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje