Nga Çapajev Gjokutaj
Lajmi që një shqiptar, i armatosur me automatik, kobure e hanxhar doli në qendër të Vjenës dhe vrau 4 kalimtarë e plagosi 20 të tjerë, tanimë s’është i freskët. Ngjarja ka ndodhur një javë më parë dhe jehona e saj po meket, megjithatë pyetja “a duhet që ne, shqiptarët, të ndihemi të turpëruar nga akte të tilla mesjetare” duket se do mbetet gjatë.
Duhet, thonë një pjesë, ashtu siç krenohemi me shqiptarët që bëjnë emër të mirë dhe fitojnë famë, na bie të turpërohemi edhe për gjëma të tilla. Nuk na ka hije ta bëjmë sipas asaj motos machoiste: po qe djalë e kemi bashkë, po qe vajzë mbaje për vete.
Gjithsesi çështja është komplekse dhe vështirë se mund të marrë një përgjigje të prerë. Këndvështrime të ndryshme mund të shpien në qendrime të ndryshme.
Kujtim Fejzullahu, i riu që bëri gjëmën në mes të Vjenës, vërtet ishte me origjinë shqiptare, nga Maqedonia perëndimore, por kishte lindur në Austri, dhe mbante nënshtetësi të dyfishtë: edhe austriake, edhe maqedonase.
Veç kësaj burime të besueshme njoftuan se prindët e tij, të dy shqiptarë të Maqedonisë, të emigruar prej më se dy dekadash në Austri, janë qytetarë të rregullt e njerëz të moderuar, që kanë bërë më të mirën për t’u integruar në jetën e vendit mikpritës. Në fakt dëshirën për të qenë me të renë, me progresiven dhe kombëtaren e patën deshmuar qysh kur për birin nuk zgjodhën ndonjë emër tipik mysliman, por e quajtën Kujtim, emër tipik shqiptar e laik.
Mendësia fondamentaliste e 20 vjeçarit duket se nuk ka buruar as nga kombësia e as nga mentaliteti i prindërve e farefisit. Avokati mbrojtës thoshte se, pas të gjitha gjasave i riu ishte molepsur nga interneti dhe nga rrethi shoqëror.
Për ta lehtësuar sado pak rolin e kombësisë shqiptare në këtë krim makabër shërbyen edhe dy ngjarje. Njeri nga viktimat rastisi të ishte po shqiptar nga Struga, kurse tre policë kosovarë, që ishin duke kryer një trainim në strukturat e policisë së Vjenës, moren pjesë në operacionin për të neutralizuar vrasësin e për të rivendosur rendin në rajonin e krimit.
Vërtet këto ngjarje shoqëruese ishin rastësore, por u semantizuan në rrafsh simbolik dhe shtynë shumë media të rikujtonin të vërtetën që ofrojnë sondazhet: shumica dërmuese e shiptarëve mbështesin integrimet euroatlantike, ashtu si shumica e komuniteteve tona myslimane janë për vazhdimin e traditave te moderuara e tolerante dhe nuk pajtohen me prirjet radikalizuese që nxit një pakicë fondamentalistësh.
Akti vandal i vrasësit të Vjenës duket se nuk ka ndonjë lidhje të kosiderueshme me kombësinë e tij shqiptare. Gjithsesi, ky interpretim nuk e fsheh, pa le më ta zhbëjë dot, faktin se në hapësirat shqiptare ekziston prej kohësh një prirje, herë më perferike e herë më e qenësishme, që synon ta radikalizojë islamin tonë tolerant e të moderuar.
Kjo prirje, thonë hulumtuesit, shfaqet në gjithë komunitet myslimane të Ballkanit dhe lidhet me një varg faktorësh. Muxhahedinët arabë që morën pjesë në luftrat e shpërbërjes së Jugosllavisë dhe që më pas, në një masë të konsiderueshme, mbetën në hapësirat ballkanike, duket se kanë shërbyer si ferment për këtë radikalizim.
Në Shqipëri rritja e ndikimit salafist lidhet me spontanitetin dhe rrëmujën që shoqëroi vitet e para të tranzicionit, rrëmujë që u shfrytëzua nga qarqe fetare radikale nga Arabia Saudite dhe më gjerë.
Natyrisht jetojmë në një shoqëri demokratike dhe shekullare, ndaj besimtarët e kësaj apo asaj feje, të këtij apo atij grupimi a sekti, janë të lirë të zgjedhin drejtimin a nuancën religjoze që dëshirojnë të besojnë. Problemi është se myslimanët shqiptarë nuk shkuan vetë tek shkollat salafiste arabe, por i shpuri miopia e politikës.
Të moshuarit, që e njihnin dhe e kishin praktikuar fenë, donin islamin turk, më i moderuar e më tolerant, rrjedhimisht shumë i përshtatshëm për një vend me shumë fe dhe për një shoqëri që, thuajse unanimisht, synon integrimin në botën euroatlantike.
Por ngjarjet rrodhën ndryshe. Nisur nga vështirësi të momentit, vendimmarrësit e shtetit shqiptar u hapën portat disa ojf-ve arabe që, siç u pa më pas, kishin prirje të theksuara fondamentaliste, madje ishin të lidhura edhe me terroristë të rangut Bin Laden.
Target kryesor i punës së këtyre ojf-ve u bënë zonat e thella rurale ku, ofronin ndihma ekonomike për të varfrit dhe në shkëmbim kërkonin aderimin e tyre në traditën salafiste. Rreth 500 të rinj shqiptarë u dërguan në shkolla fetare saudite, malejziane, pakistaneze etj. Shumica e tyre u kthyen dhe nisën punën si klerikë në xhamitë që po ngriheshin me donacione arabe.
Të hidhje në veprim disa qindra klerikë të rinj, të edukuar me frymën salafiste, nuk ishin pak për një vend si Shqipëria që, në fund të viteve ’90 kishte 600 e ca xhami. Dukej se islamit shqiptar s’i mbetej rrugë tjetër veç radikalizimit.
Pas sulmeve terroriste të shtatorit 2001, falë edhe presionit të aleatëve perëndimorë, shteti shqiptar përzuri ojf- të arabe, që ndërkombtarët i kishin listuar për aktivitet terrorist. Të tjerat ikën vetë për mungesë fondesh. Në vitet që vazhduan rolin e liderit për formimin e klerikëve shqiptarë e morën fondacione fetare turke.
Sot duket se rreziku i radikalizimit salafist është kapërcyer. Klerikët dhe besimtarët që anojnë nga kjo shkollë janë në minorancë. Megjithatë, pasojat e hapjes së përkohshme ndaj salafizmit duket se do të vazhdojnë të trazojnë, si jetën e bashkësisë myslimane, ashtu edhe bashkëjetesën mes feve, dmth gjithë shoqërinë.
Rreziku më i madh ngjan të jetë ashtëzimi i një fraksioni të margjinalizuarish brenda bashkësisë së besimtarëve myslimanë. Thënë ndryshe, egziston mundësia që bashkësia myslimane të ndahet në dy grupe: të moderuarit që ndjekin traditën e islamit turk dhe radikalët që udhëhiqen nga shkolla salafiste.
Ka prirje që kjo ndarje të mos mbetet thjesht doktrinore për çështje të besimit, mënyrës së faljes, zakoneve të martesës, shkallës së tolerancës etj., por të marrë edhe trajta sociale: tek radikalët të përfshihen më të varfërit, të shkolluarit keq e të margjinalizuarit, kurse tek të moderuarit – pjesa më e arsimuar dhe me status të pëlqyeshëm social. Nëse ndodh kështu do të ketë trazime të mëdha. Kur kufijtë fetarë vijnë e bien mbi kufij socialë, gjenerohen ndarje e përçarje më të fuqishme e më të dëmshme.
Një varg rrethanash ekonomike e shoqërore bëjnë që të varfërit dhe të margjinalizuarit t’i kemi të shumtë. Me gjasë ky ‘bollëk’ do vazhdojë edhe për shumë vjet. Si rregull të margjinalizuarit ndihen të dobët, të diskriminuar e të nëpërkëmbur, kanë probleme të theksuara me identitetin, ndaj janë të prirur të identifikohen me grupime radikale, të cilat i perceptojnë si burim force, qëndrueshmërie dhe statusi social.
Përvoja botërore dëshmon se të margjinalizuarit, kur indoktrinohen nga fe fondamentaliste, shndërrohen në masë eksplozive dhe vënë në rrezik jo vetëm bashkëjetesën mes feve, por edhe vetë themelet e shoqërisë.
Parë kështu, prirja për radikalizim salafist ushqehet nga shumë faktorë e shkaqe, që gjenden sa brenda komunitetit mysliman, aq edhe në dukuri mbarëshoqërore si varfëria, margjinalizimi social e kulturor, zhvillimi i pabarabartë dhe lenia ne harresë e zonave rurale etj. etj.
Larmia e shkaqeve presupozon se edhe përpjekjet për të shmangur këtë rrezik duhet të jenë të shumta dhe të llojeve të ndryshme. Nisin nga veprimi i agjencive ligjzbatuese kundër mullahëve që kryejnë veprimtari subersive e rekrutojnë besimtarë për t’i çuar në Siri e gjetkë dhe ngjiten tek lufta kundër varfërisë, politikat e zhvillimit të zonave rurale, krijimi i modeleve dhe autoriteteve bashkëkohore dhe të pranuara gjerë etj.
Prirja e disa aktorëve të ligjerimit publik për të stigmatizuar besimin islam si të prapambetur e regresiv prej natyre, kurse komunitetin mysliman si injorant e obskurantist, jo vetëm që shtrembëron keqas realitetin e gjerave, por shpesh krijon reaksion dhe shërben edhe si nxitëse radikalizimi.
S’do shumë mund të dallosh se në kësi rastesh operohet me teknika esencialiste: tiparet që karakterizojnë një komunitet trashëgohen si esencë e pandryshueshme në shekuj, ndaj myslimani rezulton të jetë gjakatar, prapanik, i paqytetëruar dhe të tjera tipare që Europa i ka zbuluar te hordhitë pushtuese mongole, arabe e osmane. Për ironi të rastit edhe fondamentalistët e sotëm islamikë përdorin të njëjtën qasje: përpiqen ta zhveshin islamin nga zhvillimi historik dhe ta katandisin në një bërthamë origjinare, në një esencë të pandryshueshme. Tingëllon sarkastike që edhe intelektualët esencialistë edhe mullahët fondamentalistë përdorin të njëjtën qasje, luftojnë me të njëjtin jatagan.
Në kësi rastesh s’kemi të bëjmë me intelektualë, por me “muxhahedinë” të ekstremit tjetër, me një militantizëm ateist që, si të gjithë ekstremizmat mbetet joproduktiv, madje edhe i dëmshëm. Fjala është për disa ‘intelektualë’, që s’mbahet mend se kur kanë lexuar librin e fundit, por hyjnë e dalin studiove televizive dhe përsërisin e stërpërsërisin skema esencialiste e raciste që kundërvënë në thikë e në pikë orientin me oksidentin, kristianizmin me islamin, ateistin me besimtarin. I përdorin mekanikisht dhe trashë këto lloj skemash, si të ishin hajmali e duva nga ato të imamëve të vetëshpallur të katundit.
Si të gjitha shoqëritë kemi nevojë të diskutojmë në rrafsh dituror edhe probleme të fesë e të shkencës, të besimit dhe të kërkimit empirik, të qasjes racionale e të asaj shpirtërore. Por është tjetër gjë debati në rrafsh dituror e tjetër gjë përfolja publike, që katandiset në stigmatizim e përjashtim.
Patën jehonë e ngjallën diskutime psh vrasjet e fundit terroriste në Francë, të nxitura nga karikaturat e profetit Muhamet. Natyrisht në një shoqëri shekullare, secili ka të drejtën ta thotë në publik opinionin e vet dhe është dëshmi barbarie të vrasësh për opinion e për bindje.
Por është tjetër të diskutosh nëse të lejohet apo jo të blasfemosh publikisht dhe tjetër të analizosh se ç’të mira e ç’të këqija sjellin blasfemi e provokime të tilla. Do shtuar pastaj se për çështje të tilla nuk ka zgjidhje universale, të dhëna një herë e mirë dhe të prera në kallëp për të gjitha kohët e të tëra vendet.
Franezët, a më saktë një elitë e zëshme që krijon opinion, i qasen temës delikate të blasfemive duke u bazuar në disa faktorë si: tradita frënge në ndeshjet e gjata dhe të ashpra për shekullarizim, vragat e periudhës së dikurshme kolonialiste, fuqizimi i politikave populiste sot, problemet e ndërlikuara të integrimit të emigrantëve etj.
Parë kështu nuk na bie të kopjojmë a imitojmë francezët me pikë e me presje. Kur diskutojmë të drejtën për të stigmatizuar besimin e tjetrit, s’duhet të harrojmë se, për arsye të njohura, kombi ynë është ndërtuar mbi parimin e respektit reciprok të feve.
O plako, 1/3 e kuranit flet për prerje kokash, ti vazhdon me i njomi, i thati. Ai robi vërtet ka lindur në Austri. por u kthye në xhahil nga rrënjët që e mbajnë të lidhur njeriun. Pse s’u bë paqësor ky shemtira? Të bëhej aktivist për ndihmë, ndaj një komuniteti fjala bie. Tani un po te sjell në vëmendje një detaj. Ata islamet e moderuar i vunë çarçaf në koke Skënderbeut. As sulltan Murati, as dozhet e Venedikut nuk do ta bënin për 1000 motive. E bënë këta . E bene se Erdogani prandaj i jep paratë. Unë nuk jam dakort që shqiptarët janë shumicë muslimane. Myslimanë janë vetëm ata që e praktikojnë. 3/4 e atyre që çensusi budalla i numëron si myslimanë, as e kanë parë ndonjëherë derën e xhamisë. Kjo vlen edhe për të ashtuquajturit të krishterë. Lerini teoritë se nuk pinë ujë. Europa nuk ta thotë në sy. Por të përplas derën në fytyrë sa herë ti troket. Për çfarë vjen këtu o shqipo ? Pasi e mbushet vendin me minare, tani më thua që :”edhe un europian jam”. Vërtetë? Sa i lezetshëm qenke, të thotë ai, holandezi, frëngu, apo spanjolli. Shko bej detyrat njëherë. Pastrohu, rregullohu, ( periferitë tona janë tipike si Kandahari, me keq). Edhe një sy i pa sprovuar e kupton që, vetë urbanistika çorap ku jetojnë shqiptarët, është mentalitet arab . Ndërtim kuturu, njerëz kuturu, politikë kuturu. Beni sa të doni analiza, ne jemi kështu dhe nuk na ndryshon dot me demagogji. Ver ligje të forta që pengojnë çdo zhvillim antikapat, ku njerëzia rritet me deformime, dhe të fillosh të marrësh frutet pas disa vitesh.
Harrove te thuash, zoti Gjokutaj, se te gjitha gazetat dhe televizionet shqiptare ” e mbyten ” kete lajm, bile dhe emrin e kopukut xhihadist shqiptar (qe u rrit me makarona austriake) , e shkruanin me iniciale qe te fshihnin kombesine “e races ariano-dardano-turko-mongole”te tij…!!!??? Mos valle qe ketu duhet ta nisni analizen ju gazetaret e te gjithe kalemxhinjte qe i servirni ketij populli nje histori te glorifikuar por te tjetersuar dhe te rreme…???
Ke qejf te dalesh ne Tirane.Gjithandej sheh vetem sy zi,floke zinj,zeshkane, muzike me motive orientale neper dyqane.Tamam pellazge te vertete prandaj kur i sheh neper Evrope dallohen menjehere.
Sa lodheni dhe ju, shqiperia eshte nje shtet fallco i krijuar nga mbetjet turke dhe deputetet turk si ismail qemali etj.
Te pakten pranojeni, dhe mos perdorni simbolet e Gjergj Kastriotit flamurin etj se na fyeni ne te tjeret.
Ndertoi me shume xhami, ndertoni me shum lapidare turke ndroni dhe emrin ne Aranutistan, ndrroni flamurin hiqeni shqiponjen dhe vendosni henen ose surratin e erdoqenit.
Ku je o milloshevic
E mer beqir artikull shkruajtes.nje carcaf me 6pale shkruajte qe te”lahet” DNA e nje turkoshqipfolesi jihadist por nuk ja dole dot.
E ktheve andej kendej nga te kater anet,”shqiptar jo shqiptar,makedon, kosovar,madje edhe “austriak”!!(nje arab i lindur ne token kristiane mbetet po arab)por perfundimi ishte i njejt: “….nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit”
Me falni por bishti i qenit mbetet bisht qeni….. gezuar ramazonin!
Islami ne pushtet nuk eshte kurre i moderuar. Per sa kohe ne Turqi shteti ishte laik ne baze te Kushtetutes se Republikes ndertuar nga Ataturk, per aq kohe islami ishte i moderuar! Sot partia ne pushtet e presidentit Erdogan eshte nje parti islamiste qe ka ndryshuar teresisht Kushtetuten. Ai tashme eshte nje pushtet islamik radikal qe ne realitet ka zhdukur demokracine ne Turqi. Por, demokracia nuk eshte problemi tek nje vend si Turqia ku here pas here pushteti ka kaluar ne duart e ushtarakeve, por se ky pushtet per here te pare qe nga krijimi i shtetit turk ka kaluar ne duart e nje partie islamiste e cila ka bere te mundur ndryshimet kushtetuese duke e kthyher republiken laike ne nje republike islamike.
Mos harrojme se brenda Turqise ishte Erdogan qe akuzoi Levizjen Gjylen, nje levizje islamike e moderuar, si nje grup terrorist, cuditerisht kur media e kesaj levizje akuzonte familjen Erdogan dhe pushtetin e tij si te korruptuar.
Mos harrojme se jasht Turqise ishte Erdogan qe mbeshteste partite islamike, simotrat e partise se tij ne “Pranveren Arabe” si ne Tunizi, Libi, Egjypt, Jemen, Siri, etj qe shume shpejt treguan fytyren e vertete te islamit radikal, te xhihadizmit e terrorizmit me pasoja te renda per paqen ne Afriken e Veriut dhe ne Lindjen e Mesme. Ne Turqi grumbulloheshin, organizoheshin, sterviteshin, armatasoshin, financoheshin dhe dergoheshin ne front me mijra e mijra islamik te gatshem per te luftuar per xhihad. Me dhjetra e dhjetra prej tyre ishin shqipefoles, terrorista te rrezikshem qe ne emer te Allahut terrorizuan e vazhdojne te terrorizojne boten dhe te gjitha keto, fale islamit te “moderuar” turk!
Levizja Gylen nuk eshte levizje islamike e moderuar. Ajo ka te njejtin qellim sic e ka edhe Erdogani. Mospajtimet ne mes tyre nuk do te thote se gylenistet jane te moderuar.
I dashur dhe respektuar Profesor ! Nga pozicioni juaj nuk ju lejohet tè shkoni direkt e nè zemèr tè problemit por kujtoni se brènda viteve 90 tè u ndèrtuan 600 qind xhami nè shqipèri.Vetèm kètu tè ndalojm dhe argumentojm faktin se si u ndèrtuan dhe nga kush,ishin arabèt me turqit?Atèhere shteti tè bèj njè llogari se ku janè ndèrtuar dhe nè çfar baze,siç vendosi eskavator pèr shtèpit abuzive tè vendosi edhe pèr disa fole ekstremistèsh dmth xhamit.Nuk mund tè pretendojm europèn me qindra xhami,jemi njè potencial i rrezikshèm pèr europèn ,apo harruam miqt tanè shqiptar ,kosovar, e maqedonas qè shkuan nè Siri?Nga e kaluara duhen nxjerr leksione dhe nga ju priten kèshilla tè vlefshme por edhe si orientim pèr kèta çorape grisurit qè u pasuruan nèn hijen e minareve dhe nuk pyetèn kurrè se ku po shkon ky vend me kaq xhami.Njè episod shumè i vogèl,njè miku im pèr arsye pune qarkullon nè europè dhe mè pyjeti se si èshtè nè Tiranè,shumè mir i thash,po ndèrtohet njè qytet i bukur vetèm se pak trafik..Mbasi e vizitoj tiranèn disa her mè tha;shiko se shikoj shumè femra tè mbuluara dhe veshur me tè zeza,u justifikova duke i thèn se shqipèria ka ftuar afèr tiranès mbi 2000 mij iranian,jo jooo mè tha,janè shqiptare sepse u informova .Konkluzioni,propaganda regresiste islamike ka hedhur rrènj nè popull dhe kur shikon njè femèr vetèm njè javè mè parè nè Tv tè mbuluar me shami dhe pretendon qè femrat shqiptare tè mos ndalohen nga mbulimi i kokès kètu i dashur Profesor po kthehemi nè vitet 1910 tè.E pèrsèris se ju si njeri i moderuar e trajtoni çèshtjen me dorashka por nè shqipèri duhen ligje speciale ndaj revanshizmit islamik i cili vendos fenè mbi shtetin.Parlamenti tè mblidhet tè krijoj njè paket ligjesh dhe ti ratifikoj sè bashku me opozitèn ndaj kètyre fenomeneve se pastaj do tè jet shum shumè vonè.
Politika dhe Feja i duan Njerezit injorante qe ti perdorin dhe abuzoine sa te duan se jane te trashe dhe nuk kuptoin asnjegje. Keto lloj Njerezish i gjene ne Shqiperi me shumice. Nga injoranca e Shqipetareve ka perfitue: Dr Mona.Hoxhe Naci ,Sytari . Baba Mondi . Nul Moka . Krric Balliu. Sali Anusi .Taulanti Moter Qire. Lylushi Kembe ngjitur.Spiropidhi etj Me vjen keqe per ata pak njerez te mire qe kane mbetur ne Shqiperi ,se i presin kohe te veshtira.