Habit gruaja: Vjehrri më akuzonte mua se shkoja me kunatin në misër

18 Nëntor 2020, 17:32Kronika TEMA

Në emisionin “Historia ime”, ka qenë një grua e cila ka rrëfyer historinë e jetës së saj të dhimbshme dhe peripecitë që ka kaluar gjatë martesës së parë. Ajo nuk kishte një jetë të lumtur me burrin.

Tentuan të jetonin në Greqi për një jetë të mirë, por ai e torturonte atë duke e çuar të jetonte në një kotec me pula në Greqi.

Pasi u kthyen nga Greqia ajo filloi të kishte sërish probleme me vjehrrin. Vjehrri e akuzoi nusen sikur po e tradhëtonte burrin me të vëllain dhe kjo ishte shumë e patolerueshme për të dhe vendosi të ndahej.

Mirela MiloriÇfarë ndodhi pasi u kthyet nga Greqia?

Gruaja: Pasi u kthyem nga Greqia, burri tha që do blejmë një shtëpi, do lagohemi nga këtu. Lekë kishte mbledhur dhe donte që të largoheshim nga mali. E gjetëm një shtëpi në fshatin Vidhas e gjeti babai im, vajtëm e pamë, ishte 30 milion. Vëllai tha jep sa të kesh, të tjerat t’i jap unë dhe më pas rregullohemi. Shkon i thotë të atit dhe ai i thotë jo, pa e parë unë s’ke për të zbritur poshtë dhe si përfundim nuk pranoi që ta blinim.

Mirela Milori: Kur vendose të ndaheshe?

Gruaja: Ika tek tokat me kunatën dhe kunatin tim për të prashitur misër. Burri ishte në Greqi, ndërsa vjehrri e kishte marrë në telefon dhe i thotë ka ikur nusja me ku***n dhe me ku***rin aty tek misri, ky merr në telefon nga Greqia dhe më shan, gjoja se unë shkoj me kunatin. 

Shkoj në shtëpi dhe i them çfarë i ke thënë atij dhe vjeherri thotë atë që ke bërë ti. Çfarë bëra unë, unë isha tek tokat, mora dhe djalin që ishte i vogël së bashku me kunatin dhe kunatën, ai është djali jot, i thashë. 

Aty u ngrit, kishte një shkop dhe po më gjuante, i thashë pse po më gjuan? Sepse ike me ata më tha, nuk të duhet të ikësh me ta, i thashë me kë të iki sepse ishte shumë larg. Aty vendos të largohem dhe kthehem tek njerëzit e mi. Vjehrri u gëzua shumë që u ndamë ne.

Mirela Milori: Ish-bashkëshorti donte të ndaheshe?

Gruaja: Në fillim nuk donte, por më pas po i fliste shumë i ati, po i thoshte gra ka plot.

Vjehrri i saj ishte shumë fanatik dhe nuk e linte të laheshe apo të pastroheshe sa herë që ajo kishte nevojë, madje dhe rrobat që ajo vishte, duhet t’i shihte ai më parë dhe nëse i pëlqenin do i vishte, nëse nuk do i pëlqenin nuk kishte shans t’i vishte.

Gruaja: Unë nuk e desha atë që më prezantuan, nuk më dukeshe i mirë dhe për shkak të vendit ku jeton është shumë larg dhe thellë, një fshat në Gramsh, por më pas u bë fejesa.

Mirela Milori: Po si u bë fejesa kur ti nuk e doja se këtë nuk e kuptoj, a i the se nuk e do këtë burrë?

Gruaja: I thashë mamit që nuk më pëlqen, por mami më tha e ka bërë halla dhe është i mirë. Pas një muaji fejesë ai iku në Greqi dhe erdhi pas një viti. Gjatë kësaj kohë vinte më merrte vjehrri dhe kur shkoja aty më shanin, më paragjykonin, më thoshin ka ngelur kjo prandaj ka ardhur në mal. Isha mësuar ndryshe në fshat, lahesha, ndërrohesha, ndërsa vjehrri më thoshte një herë në javë, pse lahesh kaq shpesh, pse ndërrohesh kaq shpesh, duhet të shkosh të bësh dru. Unë sado që nuk i kisha bërë asnjëherë, mundohesha, shkoja pas kunatës. Çdo rrobë burri mi blinte që vishja dhe më thoshte çdo lloj rrobe që të veshësh do dalësh t’ja tregosh babit tim i pëlqen apo nuk i pëlqen atij.

Mirela Milori: Sa persona ishit në familje?

Gruaja: Ishte vjehrra, vjehrri, kunati me nusen dhe dy fëmijët dhe ne të dy.

Mirela Milori: Kështu ishte raporti me djalin dhe nusen tjetër?

Gruaja: Ishin të treja nuset nga fshati.

Mirela Milori: Vjen në jetë djali.

GruajaU martuam në vitin 2008, vendosëm të ikim në Greqi tek vëllai dhe motra ime. Në Greqi ika nga mali, isha dhe shtatzënë në atë kohë dhe pas një jave arrita tek vëllai, kurse burri ishte në një qytet tjetër. E telefonoja shumë shpesh për t’i thënë se arrita tek vëllai, dhe gjente justifikime për të ardhur. Erdhi mbas 5 muajsh tek vëllai im. Ai punonte çobani më parë dhe justifikoheshe thoshte jo nuk kam punë, ti e ke fajin që erdhe këtu dhe filluan problemet, kishte dhe debate. Filluan zënkat e shpeshta dhe dhuna.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje